GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Miku i Manastirliut denoncon tenderin 110 mln lekë të Arben Gjatës

12:49 - 24/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Miku i Manastirliut denoncon tenderin 110 mln lekë të Arben Gjatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rektorit te Universitetit te Mjekësisë, Arben Gjatës, i denoncohet në KPP tenderi 110 milionë lekë. Me sa duket grupet që ka ngritur Ogerta Manastirliu brenda sektorit të mjekësisë po përçahen. Kështu, miqtë e saj kanë bllokuar tenderin Gjatës. Konkretisht në vendimin e publikuar nga Komisioni i Prokurimit Publik bëhet me dije se me datë 5 janar 2023 janë dorëzuar dy ankesa për tenderin me objekt “Blerje materiale laboratorike dhe materiale stomatologjike, për njësitë shpenzuese të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”.

 

Ky projekt supozohej të vihej në zbatim pas datë 16 janar kur do të shpallej fituesi. Por, kompania “Egian Med” SHPK e Fatos Lushit dhe firma “Krijon shpk” e Piro Zogës kanë dërguar nga një ankesë, ku pretendojnë për abuzim nga ana e Autoriteti Kontraktor.

Ankimuesit shprehen se “Në specifikimet teknike, nëse nuk e justifikon objekti i kontratës, nuk duhet të përmendet asnjë markë prodhimi ose burim specifik apo proces i veçantë, që karakterizon produktet ose shërbimet e ofruara nga 4 një operator ekonomik specifik apo asnjë markë tregtare”.

Sipas tyre, është kërkuar shërbim me kritere specifike për tenderin në fjalë, AK favorizon vetëm disa firma që mund t’i kenë stok prej kohësh ato paisje dhe përjashton në mënyrë të padrejtë konkurrentët e tjerë. Sipas dy denoncuesve, në këtë rast më e drejtë do të ishte që për çdo material Autoriteti Kontraktor të kërkojë certifikatat e nevojshme sipas ligjit të prokurimeve.

Nga shqyrtimi i dokumenteve, KPP ka vendosur të pranojë ankesat e të dy operatorëve. Në përfundimin kërkon që Universiteti i Mjekësisë të modifikojë dokumentet e tenderit si dhe të bëjë kthimin e tarifës për firmat Egian Med dhe Krijon.

 

Klani i Manastirliut

Thelbi i këtyre ankesave duket se qëndron më thellë se sa ankesa për parregullsi në një tender. Duhet të kujtojmë se firma Egian Med është një nga më të privilegjuarat e ministres Manastirliu. Por, mesa duket ministrja i paska prishur marrëdhëniet me Fatos Lushin. I cili vetëm disa muaj më parë ka marrë tenderin me objekt “Blerje Materiale Mjekësore” me vlerë 15 milionë lekë. Jo vetëm kaq, firma e tij ka marrë tenderë, të cilët nuk janë vënë në funksion.

Konkretisht flasim për prokurimin me objekt “blerje materiale mbrojtëse kundër Covid-19”. I cili është fituar në gusht të 2022 nga Egian Med dhe ka filluar zbatimin në shtator të 2022. Kohë kur covidi ishte zhdukur nga vendi jonë dhe maska dolën jashtë përdorimit. Por, ku shkuan këto para? Askush nuk dha një shpjegim.

Ndërkohë, nga të dhënat nga Agjencia e Prokurimeve Publike evidentohet se nga viti 2020 “EGIAN MED shpk” ka përfituar disa tenderë me objekt “blerje materiale mbrojtëse kundër Covid-19”. Secila prej tyre kap vlerat mbi 20 milionë lekë. Pra, Fatos Lushi dhe Ogerta Manastirliu duke se paskan një miqësi mjaft të mirë.

Dikur Manastrilu shpikte tenderë vetëm që të financonte Fatos Lushin. Por, ky i fundit tani nuk po përfiton më nga Ministria e Shëndetësisë, prandaj i kthehet kundër ministres. Madje këtë herë ka në krah edhe KPP-në.

Lexo edhe: Manastirliu, pazare me Sokol Topçiun/ 50 mln lekë pajisje mjekësore

Etiketa: abuzimArben GjatalaboratorManastirliupaisjeTEDNERuniversiteti i mjeksesise

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Berisha: Rama përmbyti Shkodrën, qeveri e papërgjegjshme

Berisha:Rama bisedë me agjentin për investime ruse në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com