GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ministri Klosi çel sot sezonin turistik në Berat

12:25 - 18/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri Klosi çel sot sezonin turistik në Berat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është çelur sot zyrtarisht në Berat sezoni turistik.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është shprehur se në këtë sezon turistik çdo qark i Beratit duhet të jetë sistemuar nga pikëpamja vizive.

Ndërsa theksoi se ky qytet ka një kulturë të pasur për mirëmbajtjen e hapësirave publike, sërish ka ende shumë punë për të bërë, duke shtuar se është detyrë e çdo institucioni ligjzbatues dhe çdo inspektorati që për paligjshmëri kundër mjedisit ta dënojë dhe ta raportojë.

“Është shumë e rëndësishme që në këtë prag sezoni turistik, çdo qytet i qarkut të Beratit të jetë i pastër dhe i sistemuar nga pikëpamja vizive. Ne kemi një kulturë shumë të lartë përsa i përket pastërtisë, por kemi shumë nevojë që të menaxhojmë ndryshe edhe hapësirat tona publike në të gjithë qarkun. Është fakt që falë investimeve të qeverisë shqiptare të pesta landfillet e të pesta bashkive sot janë rinovuar dhe sot nuk kemi më rrezikun që fryrja apo kapërcimi i nivelit të lumit të transportojë prapë mbetjet anës lumenjve.

Është një investim shumë i madh, por që kërkon më shumë vëmendje, sidomos nga njësitë e vogla administrative që akoma vazhdojnë në mënyrë të paligjshme të kenë si vend depozitimi të mbetjeve shtretërit e lumenjve e përrenjve në të gjithë Shqipërinë ashtu si edhe në qarkun e Beratit. Është detyrë e çdo institucioni ligjzbatues dhe çdo inspektorati që këtë paligjshmëri ta dënojë dhe ta raportojë.

Shifrat e ulëta të pandemisë, menaxhimi i shkëlqyer që është bërë për vaksinimin e banorëve dhe rritja e kapaciteteve të strukturave hoteliere, na ka bërë një vend të hapur përsa i përket turizmit. Shifrat do të jenë prapë të konsiderueshme, qindra mijë vizitorë vendas dhe të huaj pritet t’i kemi përsëri këtë sezon turistik në Berat dhe detyra jonë është që ti paraqesim një kulturë tjetër, përsa i përket menaxhimit të hapësirave publike”, është shprehur ministri Klosi.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo ka deklaruar se Berati këtë vit është më i pastër se çdo vit tjetër, por pavarësisht kësaj ka ende shumë punë për të bërë.

“Edhe pse Berati dallohet nga çdo qytet tjetër përsa i përket kulturës së pastërtisë, prapë çalojmë në pastrimin e hapësirave të përbashkëta dhe kjo nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve, por edhe e qytetarëve.

Qyteti është pjesë e shtëpisë, shtëpia e gjithsecilit është brenda kësaj shtëpie të madhe që i përket të gjithëve dhe të gjithë ne duhet të bëjmë ç’mos që qytetin ta mbajmë të pastër”, ka thënë kryebashkiaku i Beratit

Etiketa: bendi klosiBeratkultureministri i turizmitqarksezon turistik

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Van Basten kritikon De Ligt: Vetëm i turret rivalit, s’ka mësuar asgjë te Juventus

Van Basten kritikon De Ligt: Vetëm i turret rivalit, s’ka mësuar asgjë te Juventus

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com