GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ministria e Financave ‘dhuratë’ koorporatës së Ermal Frashërit 2 milardë lekë për Vitin e Ri

21:00 - 13/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministria e Financave ‘dhuratë’ koorporatës së Ermal Frashërit 2 milardë lekë për Vitin e Ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm dy ditë para mbylljes së vitit 2021, Ministria e Financave ka akorduar një fond prej 2 miliardë lekësh në llogari të Koorporatës së Investimeve, institucion në administrimin e Ermal Frashërit. Kjo shumë e konsiderueshme parash është dhënë në datën 30 dhjetor, ndaj një institucioni që ka si detyrë detyrë nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet projekteve të investimit. Mesa duket investimet janë parë të arsyeshme nga Ministria e Financave që të stimulohen në orët e fundit të vitit 2021, duke konsumuar deri në ‘pikën’ e fundit buxhetin e vitit 2021.

Ndërkohë në ët dhënat e publikuara vetëm në muajin dhjetor,  janë kryer 125 transaksione me vlerë më të lartë se 100 milion lekë, dhe total pagesash 42 miliard lekë të reja. Këto para janë akorduar për palë të treta, ndërsa në total gjatë gjithë muajit janë shpërndarë 84 Miliard Lekë. Ajo që bie në sy në këto transaksione është fakti që një pjesë e mirë e tyre janë kryer në dy ditët e fundit të vitit, duke ngritur dyshime që këto shuma të majme parash janë akorduar si një ‘emergjencë’ e konsumimit të buxhetit të vitit 2021, më shumë se nevoja për të kryer investime në dobi të taksapaguesve.

Ndërsa në 100 tenderat me vlerat më të larta, 15 prej tyre janë të Autoritetit Rrugor Shqiptar. ARA ka tenderuar disa akse kryesisht në territorin e Tiranës, si punimet në Unazën e Jashtme me Lot, Sheshi Shqiponja tek lumi i Tiranës, etj. Sipas “Open Data Albania”, 35 tendera nga 100 tenderat më të mëdhenj janë bërë me procedurë të kufizuar dhe procedurë të negociuar, që do të thotë procedurë pa garë.

Dokumentet zyrtare, që shihni në fotot e mëposhtme tregojnë transaksionet e kryera për një sërë shërbimesh, të cilat kryhen pikërisht dy ditë para se viti të mbyllet, duke tërhequr drejt vetes si ‘gropë thithëse’ çdo qindarkë të arkës së shtetit.

Çfarë është Korporata e Investimeve Shqiptare

Korporata e Investimeve Shqiptare është krijuar me ligjin e fundit të vitit 2019. Është krijuar si shoqëri tregtare, me pronar shtetin, por ku edhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit mund të zotërojnë aksione. Synon menaxhimin e pronave të shtetit nëpërmjet projekteve me interes kombëtar.

Objekti i veprimtarisë së Korporatës është, sipas rastit, hartimi, analizimi, koordinimi, menaxhimi, përfaqësimi, financimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve. Korporata identifikon prona shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi, i propozon Këshillit të Ministrave, transferimin e tyre tek Korporata. Me transferim kuptohet kalimi i të drejtës së përdorimit dhe/ose i të drejtës së pronësisë të pronave shtetërore nga pushteti qendror ose vendor tek Korporata.

Për zhvillimin dhe zbatimin e një projekti investimi, Korporata mund të mbështetet nga Shteti me infrastrukture ndihmëse, të tilla si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion.

Korporata përjashtohet nga rregullat e prokurimit publik. Procedurat dhe rregullat e prokurimit të veçantë sipas kësaj pike, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me praktikat më të mira të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit.

Përshkrimi i këtij institucioni tregon qartësisht se në llogari të kujt do të shkojnë këto para, pikërisht në llogarinë e atyre që privatizojnë çdo resurs të këtij vendi, duke “thithur” para taksapaguesish, që nuk kthehen kurrë në favor të këtyre të fundit.

Etiketa: buxhetikoorporatekryesore2minitria financave

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Plas mes Berishës dhe gazetarit kosovar, Mushkolaj: Pas firmave piramidale, vrave njerëz në bulevard

Plas mes Berishës dhe gazetarit kosovar, Mushkolaj: Pas firmave piramidale, vrave njerëz në bulevard

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com