GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ministria e re e Pushtetit Lokal”, mesazhi i Ramës për Ballën

12:37 - 06/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ministria e re e Pushtetit Lokal”, mesazhi i Ramës për Ballën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa u shkelte syrin i relaksuar gazetarëve, Taulant Balla, i emëruar në mes të korrikut, ndihej imun ndaj eksperimentit social që Edi Rama po ushtronte në Asamblenë e PS.

Me më pak se dy muaj në krye të Ministrisë së Brendshme, ai ishte i vetmi që e dinte se nuk do të shkarkohej, sigurisht me intuitë. Por në fakt nuk ndodhi tamam kështu.

Pasi përmendi gjithë ministrat që emëroheshin, pa folur asnjë fjalë për ata që shkarkohen, pa motivacion, pa falenderim, Kryeministri shkriu Ministrinë e Standartizimit, të Milva Ekonomit dhe njoftoi krijimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Përveç faktit, që Ministria e Standartizimit, shpenzoi kot për 2 vjet paratë publike dhe nuk u tha asgjë, ministria e re, e Pushtetit Lokal, në fakt është një ndarje e Ministrisë së Brendshme. Ky është një ndryshim i rëndësishëm strukturor, që do të shkaktojë probleme buxhetore dhe infrastrukturore.

Ministria e Brendshme është bashkim i Ministrisë së Rendit dhe Pushtetit vendor. Në strukturën e saj, mund të shihet qartë se janë strukturat qeveritare që kontrollojnë dhe bashkëpunojnë me Pushtetin Vendor.

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) me drejtor Arben Skënderin, Drejtoria e Politikave të Çështjeve Vendore me drejtor Arben Xhaferin, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile me drejtor Vangjush Stavron, janë tre drejtori pa të cilat Ministria e Pushtetit Vendor nuk mund të ekzistojë. Për të mos folur pastaj për IKMT dhe Zjarrfikset, që si rregull i takojnë pushtetit lokal.

Madje në qeveritë e mëparshme socialiste, Ministria e Pushtetit Vendor ka qenë më vete, në të njëjtën godinë me Ministrinë e Rendit. Ministra të Pushtetit Vendor kanë qene Bashkim Fino, Ben Blushi, Arben Imami, Arben Demeti. Deri në 2005, kur Berisha i sapozgjedhur i shkriu në MInistrinë e Brendshme të dyja ministritë. Që atëherë pushteti vendor, ka patur si kujdestar një nga zëvendësministrat e Brendshëm.

Të hënën e 4 shtatorit, Ministria e Pushtetit Vendor u kthye, Rama shkoi tek paraardhësit socialistë, ndërsa Taulant Balla u shkarkua nga Ministër i Pushtetit Vendor, për të mbetur vetëm Ministër i Rendit. Nuk dihet nëse Kryeministri do ia ndryshojë edhe emrin,nuk dihet nëse Mazniku dhe Balla do të bashkëjetojnë në të njëjtën godinëm, që sot ëstë Ministria e Brendshme. Për këto as ka informacion, ndoshta nuk ka as ide.

E vetmja gjë që mund të thuhet deri tani, është se Taulant Balla u shkarkua nga MInistër i Pushtetit vendor, duke u bërë gjysmë-ministër. Në vend të tij u emërua Arbian Mazniku. Duke mos përmendur emrat e të shkarkuarve, Rama e fshehu këtë shkarkim, megjithëse bëhet fjalë për një ministri të rëndësishme./ Dosja.al

Etiketa: Edi RamaKryesore1Ministria e re e Pushtetit Lokalndryshimet ne qeveriTaulant Balla

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Southgate lë Sterling jashtë Kombëtares për të tretën herë

Southgate lë Sterling jashtë Kombëtares për të tretën herë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com