GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Miratohet vendimi/ Çfarë do të ndodh me shtëpitë e palegalizuara

13:39 - 18/06/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Raporti i KLSH: Zgjatja e procesit të legalizimeve për të favorizuar abuzuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikur është thënë edhe më herët qeveria do të ndjekë një procedurë ndryshe për ato banesa pa leje që nuk mund të legalizohen. Ditën e sotme është publikuar në Fletoren Zyrtare  vendimi i ri, që përcakton mënyrat dhe afatet e trajtimit të pronarëve të ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen. Sipas vendimit këta persona do të marrin kompensim financiar, ose do t’u jepet hyrje në një tjetër banesë duke ndjekur rregullat e mëposhtme.

Rastet kur pronari shpërblehet

a)Trajtim përmes fondit të banesave, në zbatim të marrëveshjes MPT që lidhet midis organit përgjegjës, në këtë rast njësisë së vetëqeverisjes vendore, dhe përfituesit.  b) Trajtim në forma alternative, në zbatim të marrëveshjes MPT që lidhet midis organit përgjegjës, në këtë rast subjekti përfitues i veprës i ndryshëm nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Përveç këtij trajtimi, përfituesit, që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër në njësinë e vetëqeverisjes vendore, të ligjshme apo pa leje, por të legalizueshme, përveç ndërtimit të përjashtuar nga legalizimi, përfitojnë edhe trajtim financiar në formën e bonusit të qirasë për një afat 3-vjeçar nga momenti i firmosjes së marrëveshjes dhe lëshimit të godinës.

Fondet për mbulimin e këtij detyrimi përballohen nga organi përgjegjës. Në rastet kur organi përgjegjës dhe organi kompetent i zbatimit të projektit janë të ndryshëm, fondet për mbulimin e këtij detyrimi përballohen: për vitin e parë të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në masën 100% nga buxheti i shtetit, ndërsa për vitin e dytë të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në masën 60% nga buxheti i shtetit dhe 40% nga organi përgjegjës. Dhe në përfundim të vitit të tretë të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në masën 30% nga buxheti i shtetit dhe 70% nga organi përgjegjës.

Në rastet kur organi përgjegjës dhe organi kompetent i zbatimit të veprës publike janë i njëjti entitet, trajtimi financiar në formën e bonusit të qirasë përballohet nga buxheti i tij. Organi përgjegjës për kryerjen e procedurave, me qëllim miratimin dhe realizimin e trajtimit të përfituesit është njësia e vetëqeverisjes vendore ku ndodhet objekti i ndërtimit i përjashtuar nga legalizimi ose subjekti përfitues i veprës apo institucioni publik kompetent, fusha e përgjegjësisë/veprimtarisë të të cilit lidhet me projektin e veprës publike apo shkakun ligjor të moslegalizimit.

 

Pikat që përmban marrëveshja e bashkëpunimit dhe kur heq dorë pronari nga banesa që nuk legalizohen

 

Me miratimin e projektit të veprës publike nga organi kompetent, nëse në zonën e realizimit të tij rezultojnë objekte të cilat në bazën e të dhënave të proceseve kalimtare pranë ASHK-së kanë statusin si objekte të palegalizueshme, midis institucionit kompetent për realizimin e projektit të veprës publike, organi përgjegjës dhe subjektit zbatues të veprës publike, nëse janë të ndryshëm, lidhet një marrëveshje bashkëpunimi në të cilën përcaktohen: a) detyrat specifike të secilit prej tyre në cilësinë e organit përgjegjës, në kuadër të realizimit dhe zbatimit të procedurës së trajtimit, në kuptim të këtij vendimi; b) fondi i banesave që do të vihet në dispozicion të përfituesve, në kuadër të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi; c) fondi i nevojshëm financiar me qëllim kryerjen e pagesave të qirasë që akordohen në favor të përfituesve, në kuptim të pikës 2, të kreut II, të këtij vendimi; ç) një sekretariat përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit, i përbërë nga përfaqësues të secilit institucion/subjekt.Moslidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit nuk përjashton organin përgjegjës nga detyrimi për të proceduar në kuadër të detyrimeve të këtij vendimi. Përfituesi vijon të posedojë ndërtimin pa leje deri në momentin e përfitimit të trajtimit. Objekti i palegalizueshëm nuk mund të tjetërsohet pasi nuk përbën send të qarkullueshëm në qarkullimin civil dhe as kalimi i së drejtës së legalizimit nuk mund të realizohet pas miratimit të projektit/pas miratimit të vendimit për moslegalizim.

 

Ja kur përfituesit, mund t’i hiqet nga posedimi ndërtimi që nuk legalizohet përpara përfitimit të trajtimit

  1. a) ndërtimi pa leje preket nga një projekt që përbën interes publik, në kuptim të legjislacionit për shpronësimet për interes publik, me kushtin që institucioni zbatues i projektit të ketë kërkuar shprehimisht ekzekutimin e menjëhershëm; b) ndërtimi pa leje nuk legalizohet për shkak se nga evidentimi faktik në terren është provuar se objekti cenon integritetin strukturor dhe/ose funksional të një ndërtese në pronësi private;
  2. c) pavarësisht shkakut të moslegalizimit, është vërtetuar nëpërmjet aktekspertizës së një autoriteti publik, enti ose eksperti të licencuar se ndërtimi pa leje cenon sigurinë e jetës, shëndetit ose pasurinë e vetë poseduesit apo të të tretëve. ç) ndërtimi pa leje është me funksion social-ekonomik ose ndërtim i dytë dhe njëkohësisht është ngritur mbi truall privat, në pronësi të të tretëve;
  3. d) ndërtimi pa leje nuk legalizohet për shkak se drejtoria vendore e ASHK-së është njoftuar për ekzistencën e një vendimi gjykate të formës së prerë, me të cilin është vendosur pranimi i padisë për kthimin e sendit, sipas pikës 1, të nenit 28, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Shembja e ndërtimit pa leje në këtë rast kryhet sipas procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm, të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.

Për subjektet përfituese të trajtimit financiar, godina nuk mund të lirohet dhe ndërtimi nuk mund të prishet përpara se organi përgjegjës të ketë pajisur përfituesin me trajtimin financiar për pagesën e qirasë, të parashikuar në pikën 2, të kreut II, të këtij vendimi. Ngritja e padive ose shqyrtimi gjyqësor i një çështjeje civile apo administrative lidhur me pretendimet e përfituesit apo veprimet e organit përgjegjës/zbatues nuk pezullon procedurat e zbatimit të projektit.

Vlera e bonusit të qirasë, vlera e njësisë së banimit të përftuar në pronësi, si dhe vlera e çdo trajtimi alternativ, i parashikuar në MPT, përbëjnë vlerën e shpërblimit financiar, në kuadër të trajtimit nga shteti të përfituesit në zbatim të parashikimit të nenit 33 të ligjit, për efekt njohjeje të vlerës së investimit të ndërtimit të poseduar prej tij, e cila nuk përbën pronë, në kuptim të legjislacionit të zbatueshëm në fuqi.

Në rastet kur subjekti përfitues, pas 6 muajve nga marrja e njoftimit të parashikuar në pikën 10, të kreut II, të këtij vendimi, nuk pranon asnjë nga format e trajtimit social-ekonomik, të parashikuar në këtë vendim, apo refuzon trajtimin, sipas parashikimeve të nenit 33, të ligjit nr.20/2020,“Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, subjekti përfitues do të konsiderohet se ka hequr dorë nga e drejta e parashikuar në nenin 33, të ligjit dhe do të konsiderohet si i trajtuar nga shteti.

Etiketa: kritereKryesore1legalizimNdertime pa lejePronaqeveriavendim

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Del “lista e shënjestrave”, ja emrat e personave që duhet të eliminonte Nuredin Dumani

Skandali me Ministrinë e Jashtme, motra e Nuredin Dumanit pajiset me certifikatë sigurie për NATO-n

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com