GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Mirel Mërtiri ka pasur mbrojtje politike nga PS”, Tabaku: SPAK të thellojë hetimet për inceneratorët

16:40 - 24/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mirel Mërtiri ka pasur mbrojtje politike nga PS”, Tabaku: SPAK të thellojë hetimet për inceneratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për skandalin e inceneratorëve. Tabaku tha se situata që po kalon Partia Demokratike as nuk e cenon dhe as nuk e prek skandalin e inceneratorëve, si dhe atë të publikimit të të dhënave, përfshi edhe pagat e mijëra shqiptarëve.

Duke folur për inceneratorët, Tabaku tha se Mirel Mërtiri, që sot është në kërkim, ka pasur një mbrojtje politike nga ana e qeverisë, për ta penguar punën e komisionit.

“Por që pas arrestimit të zotit Lefter Koka, e kam pasur të pamundur që të organizoj një mbledhje të komisionit hetimor, jam përpjekur për disa ditë më radhë me zëvendës kryetarin e këtij komisioni, zonjën Ermonela Felaj dhe mbasi kisha rënë dakord që ta thërrisnim në fillim të javës, më njoftoi që nuk do të vijnë më në komision, sepse e gjykojnë që parlamenti ka përfunduar, ndërkohë që parlamenti përfundoi dje aktivitetet e fundit, komisioni i ekonomisë ishte i fundit që e mbylli.

Komisioni hetimor ka qenë në fazën e tij të parë përgatitore, mbledhjen e informacioneve. Ne për çdo gjë kemi debatuar në atë komision, duke filluar që nga rregullorja, për çdo shkresë që është nisur, për çdo informacion që ne kemi kërkua, për informacionin nga sistemi bankar kemi pasur përballë mazhorancën, e cila ka ardhur me justifikimet dhe arsyetimet që ka edhe kocisionari, Mirel Mërtiri, që sot është në kërkim dhe ka pasur një mbrojtje politike nga ana e qeverisë, për ta penguar punën e komisionit. Por që pas arrestimit të zotit Lefter Koka, e kam pasur të pamundur që të organizoj një mbledhje të komisionit hetimor, jam përpjekur për disa ditë më radhë me zvendës kryetarin e këtij komisioni, zotnjën Ermonela Felaj dhe mbasi kisha rënë dakord që ta thërisnim në fillim të javës, më njoftoi që nuk do të vijnë më në komision, sepse e gjykojnë që parlamenti ka përfunduar, ndërkohë që parlamenti përfundoi dje aktivitetet e fundit, komisioni i ekonomisë ishte i fundit që e mbylli” – tha Tabaku, duke komentuar në këtë mënyrë bllokimin e punës së Komisionit Hetimor nga socialistët.

Më tej ajo tha se situata në PD nuk e cenon dhe as nuk e prek në mënyrë absolute skandalin e inceneratorëve dhe skandalin e publikimit të të dhënave personale. Sipas saj, këto janë dy skandalet më të mëdha të qeverisë dhe që duan t’i mbyllin .

“Këto janë dy skandalet që qeveria është duke u përpjekur që të mbyllë tashmë. Ajo që ndodh me Partinë Demokratike, sigurisht që lidhet me Partinë Demokratike, por as nuk e cenon, as nuk e prek, në mënyrë absolute skandalin e inceneratorëve dhe skandalin e publikimit të të dhënave personale, që në fakt tregoi mënyrën më të mirë se si funksionon shteti dhe tregoi që fatkeqësisht ai i të dhënave personale dhe invceneratorëve, që fatkeqësisht zgjedhjet u blenë e u vodhën dhe tregoi gjithnjë dhe më shumë që Partia Demokratike ka pasur të drejtë. Sigurisht që kemi një diskutim Në Partinë Demokratike dhe ne nuk e mohojmë dot dhe nuk themi dot që asgjë s’po ndodh dhe nuk i mbyllim dot sytë, por kjo nuk na ka penguar ne që të flasim, të vazhdojmë të denoncojmë, edhe të merremi me qeverinë. Për atë na kanë votuar njerëzit në fund të ditës” – u shpreh Tabaku.

Etiketa: hetimetInceneratoretJorida TabakJorida TabakumbrojtjePolitikePSSpak

Lajme të lidhura

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Para
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, “Audi” humb kontrollin dhe del nga rruga

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, “Audi” humb kontrollin dhe del nga rruga

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26

Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 Shkurt 2026

07:38 - 02/02/26
Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com