GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Vulin, reagime nga BE dhe SHBA

07:39 - 12/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Vulin, reagime nga BE dhe SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mohimi i masakrës së Reçakut nga zyrtarë të qeverisë së Serbisë ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë dhe tek autoritetet ndërkombëtare, të cilët janë kundërpërgjigjur duke thënë, se masakra e Recakut është një mizori e dokumentuar mirë. Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili masakrën e Reçakut e quajti “gënjeshtër” erdhi menjëherë reagimi i zëdhënësit të përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili theksoi, se “masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999-n”. “Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, tha Peter Stano.

Reagime ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë”, thuhet në një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës sjellin dhimbje për të mbijetuarit, çnderojnë viktimat dhe mbajnë gjallë ndarjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin për Ballkanin Perëndimor”, thekson DASH.

Deklarata e ministrit të Brendshëm serb

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin një ditë më parë masakrën e Reçakut, e quajti “gënjeshtër”, ndërsa vrasjen e civilëve shqiptarë si “falsifikim”. Këtë deklaratë Vulin e bëri në një lokacion afër qytetit jugor serb të Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak. Siҫ tha Vulin “pretendimi për masakrën është fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

Osmani: Vulin përpiqet të ndryshojë faktet historike

Ndaj këtyre deklaratave reagoi ashpër edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me një deklaratë për medie, ku theksohet, tha se “mohimi nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”. Presidentja Osmani tha se Aleksandër Vulin, “me propagandë po përpiqet t’i ndryshojë faktet historike”.

“Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vulinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”, deklaroi presidentja Osmani. Sipas Osmanit, “e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagandë e Vulinit dhe bashkëmendimtarëve të tij”.

“Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë”, vazhdon në reagimin e saj presidentja Osmani.

Reagon edhe diplomati Walker që vizitoi i pari Reçakun

Reagim pati edhe nga ish-diplomati amerikan, William Walker, i cili ishte i pari që vizitoi vendin ku ndodhi masakra në janar të vitit 1999. William Walker, që në atë kohë kryesonte misionin vëzhgues të OSBE-së, u shpreh, se “përpjekja e zyrtarëve në Serbi për ta prezantuar masakrën e Reçakut si një ngjarje të trilluar, bëhet për shkak se disa zyrtarë aktualë në Beograd kanë qenë të përfshirë në krime kundër popullatës civile në Kosovë”.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi”, deklaroi Walker. Në vitin 1999 William Walker pas vizitës në vendin e masakrës mbajti një konferencë në Prishtinë, ku për herë të parë deklaroi se “ajo që kishte parë, ishte një krim i rëndë kundër njerëzimit”.

Pas gjithë këtyre reagimeve ridoli me një deklaratë për medie shfaq ministri serb i Punëve të Brendshme Aleksandër Vulin. Të shtunën (11.12.), ai reagoi ndaj kritikave të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së lidhur me deklaratat e tij për masakrën e Reçakut në Kosovë. Sipas Vulin, “asgjë nuk mund të bëhet që e vërteta për Reçakun të mos bëhet e dukshme dhe e dëshmuar”.

“Të mëdhenjtë po zemërohen me serbët, të cilët nuk frikësohen të thonë të vërtetën, sidomos të vërtetën e cila tregon se sa të mëdhenjtë ishin të vegjël para popullit tonë. Filmat nga Kosharja, Pashtriku, Reçaku i xhiruam që zemërimi i fuqive të mëdha dhe frika e disa serbëve të mos e vrasin të vërtetën”, deklaroi Vulin në një njoftim të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Vulin tha se “është krenar që është pjesë e luftës për të vërtetën”. “Jam i gatshëm që për këtë të paguaj çmimin edhe politik edhe personal. Koka ime është çmim i vogël për të drejtën e serbëve që për shkak të gënjeshtrave të të tjerëve të mos turpërohen para fëmijëve të vet”, tha Aleksandër Vulin.

Forcat policore e ushtarake serbe në Kosovë, më 15 janar 1999, vranë 45 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte edhe gra e fëmijë. Kjo masakër ishte momenti kryesor që solli vendimin e NATO-s për të filluar intervenimin ajror ushtarak ndaj Serbisë për shkak të luftës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë./ DW

Etiketa: BEmasaker

Lajme të lidhura

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Para
Rritet niveli i ujit në Lumin e Vjosës, çahet njëra nga digat

Rritet niveli i ujit në Lumin e Vjosës, çahet njëra nga digat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com