GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Mos i shpallni luftë Amerikës”, Haradinaj ‘këshilla’ Berishës: SHBA mbron interesat tona

23:21 - 29/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mos i shpallni luftë Amerikës”, Haradinaj ‘këshilla’ Berishës: SHBA mbron interesat tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për mediat, komentoi përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pas vendimit të këtij të fundit për ta përjashtuar ish-liderin historik demokrat nga grupi parlamentar i PD.

Sipas tij, është e vështirë të përcaktohet si kanë ndodhur zhvillimet në Shqipëri me Berishën, ndërsa shtoi se në Kosovë tregohemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me SHBA dhe sillemi me respekt në takime pune.

“Është e vështirë të përcaktohet pse kanë ardhur këto dhe si kanë ndodhur zhvillimet në Shqipëri me z. Berisha, doktorin dhe kryetarin e PD-së dikur. E kemi kurrgjë me mbajt qëndrim, por ne në Kosovë tregohemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me SHBA dhe sillemi me respekt në takime pune. Shprehim mirënjohjen tonë, qëndrimet tona, ndonjëherë ndodh edhe të mos pajtohemi, por nuk bëjmë asnjëherë diplomacy publike, luftë qëndrimesh. Për shkak se SHBA-të kanë qenë vendimtare në ndërprerjen e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën dhe për shkak të bombardimeve që i shkaktuan Serbisë, në mbrojtje të territorit të Kosovës” – është shprehur Haradinaj.

Ai më tej është shprehur se edhe ai ka kaluar vështirësi me kundërshtime me amerikanët, por që nuk i ka tejkaluar shkallët e moskuptimit. Ai shprehet se SHBA-të mbrojnë sigurinë, mbrojnë interesin kombëtar dhe për këtë thotë se do të duhet që të ndërpritet çdo debat apo diskutim armiqësore ose kundërshtuese pasi nuk është në dobi të askujt.

“Nuk e kam të qartë, për momentin e kam të vështirë të flas. Unë kam kaluar sfida mjaft të mëdha, kundërshtime, por nuk kemi arritur në një shkallë moskuptimi me amerikanët. Ishin amerikanët edhe në kohën e taksës që më përkrahën për ushtrinë, pra edhe kur unë i thoja jo për heqjen e taksës me Serbinë, prapë Amerika, ma shpërbleu qëndrueshmërinë me dakordësimin për ushtrinë e Kosovës, që ishte një akt domethënës. Ata mbrojnë sigurinë, mbrojnë interesin kombëtar të Kosovës. Unë do të doja që të ndërpritet ndonjë debat, diskutim ose diplomaci publike armiqësore ose kundërshtuese se nuk është në dobi të askujt” – ka thënë më tej Haradinaj.

Etiketa: AmerikesinteresatkeshillaKryesore1LufteRamush HaradinajSali BerishaSHBA

Lajme të lidhura

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Dëbora në aksin Bilisht-Kapshticë, problem për kalimin e automjeteve

Dëbora në aksin Bilisht-Kapshticë, problem për kalimin e automjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

Ditën e sotme, janë planfikuar 2 ndeshje për javën e 28-të në Superiore. Në orën 15:00, skuadra e Tiranës do...

Lexo më shumë
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com