GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Muli i Gjirokastrës i jep “Urani Rumbon” Ferdinand Çaushit, vjedhje 735 MLN lekëshe pasi dha pëlqimin Blendi Gonxhe

14:57 - 14/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Muli i Gjirokastrës i jep “Urani Rumbon” Ferdinand Çaushit, vjedhje 735 MLN lekëshe pasi dha pëlqimin Blendi Gonxhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, mbaron punë shpejt me tenderat ku favorizohen miqtë e “Rilindjes”. Biznesmenin Ferdinand Çaushi e favorizonin në tendera Erion Veliaj, Vangjush Dako, Evis Berberi, ndërsa tani ka kapur drejtorë të mëdhenj pranë Ramës dhe Ballukut, sic është Dritan Agolli, Gentian Gjyli. Por miku më i vyer është ministri Blendi Gonxhe.

Kjo i shpjegon edhe veprimet e komisionit të tenderit të Bashkisë Gjirokastër i autorizuar nga kryebashkiaku për të prokuruar rikonstruksionin e shkollës “Urani Rumbo”. Po si u mbyllka institucioni në mes të vitit shkollor? Në këtë projekt ka gisht edhe Blendi Gonxhe. Me dorën e tij e ka miratuar projektin për rinkonstruksionin e shkollës, e cila është trashëgimi kulturore.

Madje ky ka qenë i shqetësuar për çatinë dhe ka urdhëruar që të bëhet me rrasa guri! Në fakt shkolla nuk ka ndonjë nevojë të domosdoshme për ndërhyrje të tillë, por kur është një fond që duhet çuar nëpër xhepat e korrupsionit, zyrtarëve u errësohet ndërgjegja.

Për Ferdinand Çaushin, nga komisioni do të merreshin të githa masat që të fitonte tenderin. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e klasifikon procedurën Open Data Albania.

Tenderi është shënuar me “Flamur të kuq” që është sinjalizimi i riskut të korrupsionit.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Gjirokastër me objekt “Rikonstruksion i godinës ekzistuese dhe shkallës së emergjencës dhe dhomës teknike në shkollën 9-vjecare «Urani Rumbo»” me vlerën e Fondit Limit të projektit 78 753 168,00 lekë pa TVSH.

Si fitoi Ferdiand Çaushi me ofertën më të lartë?

Në procedurën e mbajtur më 19 gusht 2025 kanë aplikuar 3 operatorë ekonomikë, nga të cilët bashkimi i kompanive “INA” shpk – “EUROBETON” shpk kishte ofertën më të lartë: 61 957 475,00 lekë pa TVSH.

Por Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “NIKA” sh.p.k & “B.M-Konstruksion” sh.p.k ofroi ta bëjë këtë punë me 51 192 903.50 lekë pa tvsh. Kjo diferencë prej 100 milionë lekësh nuk e ka nxitur komisionin që të ta konsiderojë ofertën. Përkundrazi, operatori është skualififikuar dhe tenderi ka vazhduar me Ferdinand Caushin dhe kompaninë tjetër që kishte ofertë të ngjashme.

Tenderi nuk ka shërbyer për të gjetur çmimin e drejtë të këtij projekti, sipas vlerës së tregut, por për të kënaqur Ferdinand Caushin dhe zyrtarët që e favorizojnë. Prandaj më 23 tetor 2025, sekretari  bashkisë i autorizuar nga Flamur Golemi, ka shpallur fituese firmën “INA” shpk, ku vlera totale përfundimtare e kontratës rezulton 73.498.636,78 lekë me tvsh. Theksojmë se përfituesi kryesor është Ferdinad Caushi, pasi INA shpk ka 89 % dhe EUROBETON shpk me 11%, sipas marëveshjes së dorëzuar në komisionin e prokurimit.

Ndërkaq, komisioni nuk ka bërë kurrfarë verfikimi mbi kapacitetin e kompanisë fituese dhe angazhimet aktuale me kontrata të tjera publike.

Më 16 tetor 2025, “INA” shpk ka fituar tenderin e Bashkisë Vlorë me objekt “Rikonstruksioni i rrugës në fshatin Trevllazër” me fond limit 14 982 783,00 lekë pa TVSH, me kohëzgjatje 7 muaj.

Më 26 shkurt 2025, kompania ka marrë nga OBP, që varet nga Blendi Gonxhe, kontratën me vlerë 68 179 009,00 lekë me objekt “Ndërtimi i shtesës në objektin arsimor, Shkolla e Mesme Profesionale “ Hamdi Bushati ” Shkodër”, me kohëzgjatje 20 muaj.

Po ashtu nga Blendi Gonxhe, më 15 nëntor 2024, Ferdinand Caushi ka marrë tenderin me vlerë të kontraktuar 144 685 396,00 lekë me objekt “Rikonstruksion i Shkollës së Mesme Profesionale “Bajram Curri” me afat 1 vit (akoma nuk ka mbaruar punimet).

Në 1 gusht 2024, Caushit i është dhënë nga Blendi Gonxhe tenderi “Për lyerje dhe mirëmbajtje mjedisesh” të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, me afat 2 vjet.

Dhe qershia mbi tortë është shpallja fitues më 6 nëntor 2025 në tenderin e Dritan Agollit të FSHZH me objekt Ndërtimi i infrastruktures së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Divjakë: “Ferma e dijes dhe agroturizmit të ullishteve, Divjakë”, ku ishte partnere me kompaninë “Almo konstruksion” shpk. Tenderi me vlerë 458,267,729,00 lekë pa TVSH, u përfitua me “Flamur të kuq” korrupsioni.

Në gusht 2024, sërish nga OBP i Blendi Gonxhes, Caushit iu dha tenderi 1,2 milionë euro me objekt: “Mirëmbajtjen e Godinës së Spitalit ‘Nënë Tereza’. Këto punime duhet të mbarojnë në gusht 2026.

Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq” të korrupsionit. Pyetja që na lind, është serioze. A e ka vlerësuar kapacitetin e kësaj kompanie komisioni i Flamur Golemit?

Mashtrimet me tenderat e rindërtimit dhe falsifikimi pronave

Prishja e ndërtesave dhe më pas rindërtimi i tyre në kulla gjigande është taktikat që përdorte më shumë Erion Veliaj, për të justifikuar vjedhjet me tenderët. Këtë lloj skeme ai e përdorte më së shumti me biznesmenin Ferdinand Çaushi. Rasti më flagrant është me tenderin me objekt “Ndërtim kopsht dhe çerdhe e integruar Nr.50″. Për këtë tender Veliaj kishte lënë në dispozicion fondin me vlerë 530 milionë lekë.

Por i gjithë synimi nuk është se si të ndërtojnë një kopsht me kushte më të mira për fëmijët, por të vihet në zbatim plani për zhvatje. Ky kopsht ishte në funksion dhe në gjendje të mirë.  Flitet për objektin jo shumë larg “Ali Demit”, në rrugën “Dhimitër Kamarda” në Tiranë.

 

Por, bashkia Tiranë bëri tender për ta shembur dhe për ta rindërtuar nga e para.

Këtë plan hajdutërie Veliaj dhe Caushi e kanë bërë edhe me Ministrinë e Drejtësisë. Bashkia Tiranë prishi një pjesë të godinës së Ministrisë së Drejtësisë sepse po ndryshonte pllakat e Bulevardit “Zogu i Parë”. Edhe pse godina në fjalë ishte në rregull dhe mjaftë e qëndrueshme.

Por si në rastin aktual, edhe në atë kohë Veliaj e kishte thurur planin mirë se si të vidhte ca para. Ai mori firmën “INA” për të prishur një pjesë të ndërtesës dhe pas disa muajsh po të njëjtës firmë i dha tenderin me vlerë 128 milionë lekë që ta “rindërtonte”.

Në vitin 2020, Prokuroria e Durrësit po hetonte rolin e Bashkisë, Qarkut dhe të paktën një kompanie private, “Ina” shpk, në kuadër të skandalit për tjetërsimin e rreth 500 mijë metra katrorë tokë publike në zonën e Spitallës.

Më herët, prokuroria njoftoi arrestimin e disa ish-zyrtarëve të Hipotekës dhe individë që kanë përfituar pronë padrejtësisht, ndërkohë që për disa të tjerë u vendosën masat e detyrimit për paraqitje.

Ata akuzoheshin të gjithë së bashku se kanë krijuar kushtet për tjetërsimin me dokumenta të falsifikuara të rreth 150 mijë metra katrorë, të cilat më pas iu shitën personave të tretë dhe kompanive të ndryshme.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se personazhi më i dukshëm në këtë skemë është “Diti”, i identifikuar nga Prokuroria e Durrësit si Ardit Kërtusha, një eksponent i rëndësishëm i Partisë Socialiste në qytet në kohë e realizimit të kësaj afere, në vitin 2019.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se këto prona, menjëherë pasi janë shitur, janë rivlerësuar, po nëpërmjet dokumentave të falsifikuara. Bazuar në aktet e “rivlerësimit”, vlera e tyre është shumëfishuar.

Prona e blerë nga “Ina” shpk 3 milionë lekë, u rivlerësua 68.400.000 lekë të reja. Prona e blerë po nga “Ina” shpk me vlerë 4 milionë lekë të reja, u rivlerësua 57.600.000 lekë.

Kështu, zyrtarët shkojnë në burg, ndërsa biznesmeni Ferdinand Çaushi vazhdon të përfitojë nga buxheti i shtetit përmes tendera dhe akteve korruptive.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Blendi GonxheFerdinand CaushiFlamur Golemitender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Kompanitë e Grigor Jotit garojne me veten, AKSHI i “qeras” me 800 mijë euro: Roli i NAOL shpk

Kompanitë e Grigor Jotit garojne me veten, AKSHI i “qeras” me 800 mijë euro: Roli i NAOL shpk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com