GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mural kushtuar Mlladiç, qytetarët në Beograd protestë për heqjen e tij

22:13 - 13/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Mural kushtuar Mlladiç, qytetarët në Beograd protestë për heqjen e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa organizata joqeveritare, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë protestuan të shtunën, më 13 nëntor në Beograd, duke kërkuar heqjen e një murali kushtuar kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç, që është vendosur në një fasadë në qendër të kryeqytetit serb.

Protesta “Murali duhet të rrëzohet”, që u mbajt disa qindra metra larg nga murali kushtuar Mlladiqit, është një prej shumë tubimesh që qytetarët dhe OJQ-të kanë organizuar, pasi policia pengoi aktivistët që dëshironin të ngjyrosin mbi muralin në Ditën Ndërkombëtare Kundër Fashizmit, më 9 nëntor.

Organizatorët e protestës thanë se është koha që shteti i Serbisë të ndalojë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, për të cilin Ratko Mlladiq, si gjeneral i Ushtrisë së Republikës Sërspka, u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë. Protestuesit po ashtu kërkuan që Serbia të ndryshojë qëndrimin ndaj krimeve të luftës, “t’u ngrehë monumente viktimave, jo kriminelëve”.

Ndonëse ishte paralajmëruar se pjesëmarrësit në protestë, pas fjalimeve, do të drejtoheshin në rrugën Njegosheva, ku është murali i Ratko Mlladiqit, nga ky plan, është hequr dorë për arsye sigurie.

“Ka shumë policë, ka shumë djathtistë. Ne jemi njerëz të mirë dhe nuk duam të ndodhë ndonjë incident”, u tha të pranishmëve, aktivistja për të drejtat e njeriut Aida Çoroviq.

Më 9 nëntor, Çoroviq u arrestua sepse hodhi vezë në muralin e Ratko Mlladiçit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë nga Gjykata e Hagës.

Gjatë protestës, siç raportuan gazetarët e Radios Evropa e Lirë, policia përmes një kordoni ndau djathtistët nga protestuesit.

Mbështetësit e të djathtës brohoritën mesazhe mbështetjeje për Mlladiçin dhe fyen protestuesit që po kërkojnë heqjen e muralit. Ndërkaq, prorotestuesit në anën tjetër, i kanë quajtur të djathtët “fashistë”.

Murali me portretin e Mlladiçit për katër muaj po qëndron në fasadën e një ndërtese që gjendet në kryqëzimin e rrugëve Njegosheva dhe Alleksa Nenadoviçit.

Një autor i panjohur e pikturoi muralin në fund të korrikut të këtij viti, një muaj pasi gjykata në Hagë konfirmoi burgimin e përjetshëm ndaj Ratko Mlladiqit më 8 qershor. Shpjegimi i policisë për ndalimin e tubimit të 9 nëntorit, në të cilin ishte paraparë që të pikturohej murali, ishte se ekzistonte rreziku i konfliktit fizik të ndërsjellë (përkrahësve dhe kundërshtarëve të tubimit të paralajmëruar) dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Më 10 nëntor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se policia i ka mbrojtur qytetarët nga konfliktet e ndërsjella. Koalicioni qeverisës në Serbi, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiçit, nuk e pranon që gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Zyrtarët e lartë shtetërorë thonë se një “krim i tmerrshëm” ndodhi në Srebrenicë./ REL

Etiketa: beogradKosovemasakra e SrebenicesprotesteRatko MlladicSerbi

Lajme të lidhura

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit
Kosovë & Rajon

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Para
Atentati në Astir, si u ekzekutuan dy viktimat me të shkuar kriminale

Atentati në Astir, si u ekzekutuan dy viktimat me të shkuar kriminale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO
Aktualitet

Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

20:30 - 06/02/26

GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për përjashtimin nga procedure e gjyqit të...

Lexo më shumë
Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

20:13 - 06/02/26
Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

19:50 - 06/02/26
Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat

19:44 - 06/02/26
Lëvizin marionetat: Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit

Lëvizin marionetat: Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit

19:34 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com