GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Muzikë nga ora 11:00 deri në mesnatë, gjoba të majme përtej këtyre orare / Ja çfarë propozohet

20:36 - 19/06/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Muzikë nga ora 11:00 deri në mesnatë, gjoba të majme përtej këtyre orare / Ja çfarë propozohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muzika në zonat e banuara dhe ato turistike do të lejohet vetëm nga ora 11:00 e deri në mesnatë, me kushtin që të respektohet një kufi i caktuar volumi.

Projektligji “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i cili mori edhe “dritën jeshile” në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese parashikon gjoba 10-fish më të larta se ligji aktual për ndotësit akustikë.

“Nuk bëhet absolutisht fjalë për të cenuar veprimtaritë ekonomike të subjekteve private, ahti siç nuk është spak qëllimi për të cenuar qetësinë e pushuesve”, u shpreh zv/ministrja Bello.

Baza e re ligjore ngarkon direkt me përgjegjësi Policinë e Shtetit për kontrollin dhe gjobitjen e subjekteve, ndërsa bashkitë do duhet që të përcaktojnë hartën e zonave ku lejohet apo jo muzika.

“Kjo padiskutim kërkon një auto-edukim në radhë të parë, kërkon dhe forcën e ligjit në radhë të dytë. Duhet ta bëjmë të qartë se këtu bëhet fjalë vetëm për muzikën, por siç edhe zoti Mziu tha për gjeneratorët që me gjasa nuk do të ekzistojnë më, ne kemi marmita motorësh që tronditin shtëpitë si të ishte tërmet dhe duhet ta pranojmë që ende i kemi”, deklaroi kreu i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Arben Pëllumbi.

Por për përfaqësues të bareve dhe restoranteve, të cilat do të jenë veçanërisht në lupën e task forcës së posaçme, baza e re ligjore nuk e zgjidh problemin e vjetër me zhurmat.

“Kemi dy vite që e  kërkojmë këtë ligj. Por duhet një hartë se ku lejohet e ku jo muzika. Dhërmiu është një qytet i krijuar nga jeta e natës dhe tani në Dhërmi nuk ka më jetë nate” , tha kreu i shoqatës së bareve, Enri Jahaj.

Kreu i Shoqatës së Barave dhe Restoranteve, Enri Jahaj madje paralajmëron edhe selektivitet në gjobitje.

“Absolutisht besoj se do të ketë selektivitet. Do të bëhet një lloj reprezalje ndaj asaj pak jete të natës që u ka mbetur qyteteve”, shtoi Jahaj.

Referuar raportit “Mushkëri të gjelbra për qytetet tona, 2021”, mbi gjysmë milion qytetarë të Republikës së Shqipërisë jetojnë çdo ditë nën ekspozimin dhe ndikimet e zhurmave.

Baza e re ligjore pritet të kalojë në parlament brenda këtij sesioni Parlamentar për të hyrë më pas në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.(A2)

Etiketa: gjobalokalemuzika

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
“E paepur e stoike”/ Osmani përkujton ish-ministren e Drejtësisë Nekibe Kelmendi

“E paepur e stoike”/ Osmani përkujton ish-ministren e Drejtësisë Nekibe Kelmendi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com