GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore, rikthehet në nivelet para konfliktit me Iranin

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurba/ Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët të 4 muajve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar që përpara përshkallëzimit të konfliktit me Iranin, ndërsa trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit po i rikthehet gradualisht normalitetit.

Nafta Brent po tregtohet me rreth 73 dollarë për fuçi, pasi kishte arritur në 126 dollarë për fuçi në fund të muajit prill, kur tensionet në Lindjen e Mesme ishin në kulmin e tyre. Ky është niveli më i ulët i çmimit që nga 27 shkurti, një ditë përpara se sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit të çonin në mbylljen de facto të Ngushticës së Hormuzit.

Ulja e çmimit pritet të sjellë lehtësim për bizneset dhe konsumatorët, të cilët gjatë muajve të fundit janë përballur me rritje të ndjeshme të kostos së karburanteve.

Chris Beauchamp, analist kryesor i tregjeve në kompaninë IG, deklaroi se nafta Brent është drejt regjistrimit të rënies më të madhe mujore që nga viti 2020.

“Kjo sjell lehtësim për konsumatorët në mbarë botën, me kushtin që industria të arrijë të kompensojë mungesat e krijuara nga muaj të tërë ndërprerjesh. Megjithatë, kjo do të godasë fitimet e kompanive të sektorit të energjisë”, u shpreh ai.

Sipas raportimeve, rreth 200 anije kanë kaluar tashmë nëpër Ngushticën e Hormuzit pas marrëveshjes së arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit.

Për tregun evropian, një pjesë e madhe e importeve të naftës dhe benzinës bazohet në çmimet referuese të platformës Platts, e cila shërben gjithashtu si pikë reference edhe për Shqipërinë. Edhe pse nuk tregton naftë, Platts publikon çmime orientuese që përdoren nga rafineritë, importuesit dhe kompanitë tregtare në mbarë botën.

 

Etiketa: naftaTreg

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore

Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra 'zhduken' nga pamjet satelitore

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët
Aktualitet

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët

11:50 - 27/11/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të personave që policia kriminale arrestoi në zonën e stadiumit “Air Albania”...

Lexo më shumë
Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

11:40 - 27/11/26
Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

11:26 - 27/11/26
Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

11:18 - 27/11/26
Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

11:07 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com