GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndërtuesit presin rritje rekord të çmimeve, konsumatorët s’kanë para për blerje të mëdha

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndërtuesit presin rritje rekord të çmimeve, konsumatorët s’kanë para për blerje të mëdha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekonomia vendase po përballet me një paradoks vitet e fundit. Teksa po ndërtohet me ritmet të larta, çka po ndihmon dukshëm dhe rritjen ekonomike, konsumatorët, që po përballen me çmimet të larta në jetën e tyre të përditshme, janë në një tendencë krejt të kundërt: Ata pohojnë se nuk kanë mundësi dhe as plane për të bërë blerje të mëdha, si një apartament, apo rinovimin e tij. Ndërtuesit, në të kundërt shprehen optimistë për zgjerimin e aktivitetit të tyre dhe paralajmërojnë një rritje tjetër të çmimeve të apartamenteve.

Sipas vrojtimit të besimit të bizneseve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, që ka intervistuar ndërtuesit, këta të fundit kanë pritshmëri maksimale për rritjen e çmimeve. Balanca e përgjigjeve për pyetjen “Çmimet gjatë 3 muajve të ardhshëm” është gati 50 për qershorin (50% më shumë ndërtues mendojnë se çmimet do të rriten në raport me ata që mendojnë të kundërtën), me rritje të ndjeshme në raport me qershorin dhe afër niveleve maksimale të marsit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) pësoi një rritje prej 7.3 pikë përqindjeje në muajin qershor, duke arritur maksimumin e vet historik. Të dy komponentët e këtij treguesi pësuan rritje, por rritja e balancës së aktivitetit ndërtues ishte më e ndjeshme sesa ajo e porosive aktuale.

Edhe të dhëna të tjera të INSTAT paralajmërojnë se ndërtimet do të vazhdojnë me ritme të larta. Ndërsa viti 2021 shënoi rekordin e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të hënë në kryeqytet, që pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do të sjellë një tjetër rekord, duke sinjalizuar beton të mëtejshëm në Tiranën tashmë të mbingarkuar. INSTAT raportoi se sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë në kryeqytet ishte 800 mijë metra katrorë, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, është sa gjysma e lejeve të dhëna për gjithë vitin 2021.

Por kush po blen? Në të kundërt me vrullin e betonit, konsumatorët, që janë blerësit e ndërtuesve shprehen skeptikë për aftësinë e tyre paguese. Për pyetjen “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.)?”, balanca e përgjigjeve është -86 (dmth që 86% më pak individë kanë mundësi të blejnë një shtëpi në raport me ata që kanë), për tremujorin e parë të vitit. Balanca e përgjigjeve negative për blerjet e mëdha është -70 për qershorin, duke qenë afër niveleve maksimale historike. Për pritshmëritë për blerjet e mëdha në të ardhmen treguesi mbetet negative, në 51.4.

Pas një përmirësimi në maj, besimi i individëve u përkeqësua sërish në qershor, sipas indeksit. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i besimit konsumator (TBK) shënoi një rënie me 0.7 pikë përqindjeje në muajin qershor. Kjo rënie ka bërë që TBK-ja ta frenojë prirjen përmirësuese të nisur në dy muajt e kaluar, duke mbetur ndjeshëm nën mesataren e vet historike. Rënia u ndikua nga pritjet më pesimiste për situatën ekonomike në vend, si dhe vlerësimet më pesimiste për blerjet në shuma të mëdha, aktuale dhe të pritura. Ndërkohë, pritjet për situatën financiare në të ardhmen u përmirësuan disi krahasuar me një muaj më parë. Pritjet për çmimet e konsumit në të ardhmen kanë shënuar rritje edhe në këtë muaj.

Në muajin maj, inflacioni arriti nivelin prej 6.7%, më i lartë në më shumë se 20 vjet. Ndërkohë, inflacioni i produkteve ushqimore arriti në 11.4%. Çmimi i vajit shënoi rritje vjetore me 29%, çmimi i bukës me 19% dhe i produkteve të bulmetit me 18%.

Rritja ekonomike e udhëhequr nga ndërtimi nuk po sjell përmirësim të mirëqenies.

Sektori i ndërtimit shënoi ritmin më të lartë të rritjes së prodhimit bruto në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas shifrave të INSTAT, prodhimi i sektorit të ndërtimit u rrit me 25.49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ishte rritja e dytë më e lartë tremujore në të paktën shtatë vitet e fundit.

Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme dhanë së bashku një kontribut pozitiv +3.5 pikë përqindje (përkatësisht 1.99 dhe 1.55%) në ecurinë e fortë prej gati 6% të ekonomisë në tremujorin e parë të vitit, duke kontribuar në gati 60% të rritjes së ekonomisë në tre muajt e parë të vitit.

Por, të dhënat e Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorëve tregojnë se kjo rritje e ardhur në pjesën më të madhe nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme nuk ka kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së individëve, teksa ata ankohen për situatë financiare të përkeqësuar, si rrjedhojë e çmimeve të larta!/Monitor

Etiketa: Cmimekonsumatorpuntor

Lajme të lidhura

“Bujqësori” paralizon Tiranën, trafik i rënduar në aksin Kamëz-Tiranë
Aktualitet

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë do të rritet deri në 2.7 herë

08:10 - 04/11/26
Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Aktualitet

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

07:50 - 03/11/26
Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie
Aktualitet

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

18:36 - 02/11/26
Para
Ndihen në faj nëse refuzojnë, këto janë shenjat e horoskopit që thonë gjithmonë “po”

Ndihen në faj nëse refuzojnë, këto janë shenjat e horoskopit që thonë gjithmonë "po"

Discussion about this post

TË FUNDIT

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)
Aktualitet

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

11:35 - 04/11/26

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku persona ende të paidentifikuar...

Lexo më shumë
Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

11:22 - 04/11/26
Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

11:08 - 04/11/26
Ina Zhupa i përgjigjet Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

Zhupa kërkon mbledhje urgjente për dhunën ndaj të miturve në protesta: Masat e qeverisë antikushtetuese!

10:45 - 04/11/26
Erion Veliajn “nuk e duan” as në burg,  do të qëndrojë i  vetëm në qeli deri…

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

10:30 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com