GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndodhet në burg për vrasjen Haxhiajve, zbulohet kush ekzekutoi vëllain e Talo Çelës (EMRI)

16:05 - 19/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndodhet në burg për vrasjen Haxhiajve, zbulohet kush ekzekutoi vëllain e Talo Çelës (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besjan Xhixha është autori i vrasjes së vëllait të Talo Celës, Bujar Çela. Xhixha aktualisht ndodhet në burg për atentatin ndaj dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Vrasja e bujshme e vëllezërve Haxhia në Durrës një vit më parë, nxorri në dritë edhe dy emra të tjerë të përfshirë në eliminimin e tyre. Një operacion i koduar “Vazhdimi”, nën drejtimin e SPAK ka sjellë 17 qershor 2021 arrestimin në flagrancë të Enver Divës dhe Besian Xhixhës. Këta të fundit sipas njoftimit për shtyp nga policia dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupin e porositësve për atentatin e dyfishtë. Roli i dy të arrestuarve në eliminimin e vëllezërve Haxhia ka qenë, sigurimi i mjeteve dhe krijimi i kushteve për realizimin e atentatit. Ndërsa tashmë pritet të përballen me akuzën për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”. Të arrestuarit për këtë ngjarje të rëndë dyshohet gjithashtu se janë pjesë e grupit të Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, dy të shumëkërkuarit për vrasjen e dyfishtë dhe një sërë vrasjesh të ndodhura në vend. Ndërsa 42-vjeçari Enver Dida, banues në Fushë-Mamurras prej disa vitesh ishte në kërkim pasi ishte arratisur nga burgu i Shën-Kollit ndërsa më herët ka qenë i përfshirë në armëmbajtje pa leje dhe grabitje argjendarie.

Ja si u realizua atentati

Zanafilla e vrasjes së dyfishtë të Haxhiajve ka qenë grabitja e Rinasit. Të shumëkërkuarit për këtë ngjarje të rëndë Nuredin Dumani dhe Talo Çela, kanë qenë miq, e paratë që morën nga grabitja në Rinas, ua lanë në ruajtje dy vëllezërve në Durrës. Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, dy shokët Talo e Dumani dyshuan se Haxhiajt u vodhën një pjesë të lekëve dhe urdhëruan vrasjen. Por nuk ka mbaruar me kaq. Edhe pas vrasjes së dy vëllezërve konflikti mes grupit është agravuar. Disa muaj më pas, më 16 shtator 2020 Talo Çelës në qytetin e Elbasanit i vritet vëllai Bujar Çela, e sipas prokurorisë i dyshuar për këtë krim është Nuredin Dumani, i identifikuar nga një kartëmonedhë teksa furnizoi automjetin me karburant 20 minuta para krimit. Talo e Dumani dikur shokë sot rezultojnë ndër personat më të kërkuar të drejtësisë dhe në një konflikt mes tyre që sipas SPAK e ka origjinën tek ndarja e parave të grabitura në Rinas më 9 prill të vitit 2019.

Vrasja e Bujar Çelës

Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali. 62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Ai u ndoq  nga atentatorët, për të cilët asokohe u tha se ishin të paktën 2 persona të maskuar.

Etiketa: Bujar CelaKryesore1

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Ndihmoi kriminelët e fshehu provat për vrasjen e “Ramanit”, ky është shefi i krimeve të Lezhës

Ndihmoi kriminelët e fshehu provat për vrasjen e “Ramanit”, ky është shefi i krimeve të Lezhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com