GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndryshime kushtetuese të PD, Kume: Mundësitë që të arrihet rezultat, zero

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshime kushtetuese të PD, Kume: Mundësitë që të arrihet rezultat, zero
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka folur për ndryshimet kushtetuese që kërkon Partia Demokratike. Sipas tij, kjo kërkesë bëhet për qëllime politike.

Kume tha se kërkesa e PD-së duhet të ishte për ndryshimin e sistemit, dhe se rruga që kërkojnë demokratët për koalicionet me lista të ndara do ta fragmentarizonte votën.

“Është një sjellje jokorrekte e PD me qytetarin. Propozimi që PD ka bërë për ndryshimin në kushtetutë nga pas ka arritjen e mundësisë ligjore që të garohet në koalicione, ku çdo anëtar të ketë listën e tij të kandidatëve. Me aq se e njoh unë problemin, diskutimin rreth këtij problemi, mundësitë që të arrihet në një rezultat të tillë është afër zeros.

Nuk e kuptoj se pse PD ndjek këtë rrugë, kur do të ishte po aq në plotësim të interesit të saj kur do të kërkonte ndryshim të sistemit, ose do të bënte ç’të ishte e mundur për të përfituar nga ndryshimet kushtetuese të Korrikut. Nuk ka pse që në mandatet që do të ketë nesër të përfitojë nga votat e të tjerëve.

Sa më shumë të zvogëlohet numri i rajoneve zgjedhore, aq më shumë rriten mundësitë për të fituar vende në Kuvend. PD kërkon një gjë të kundërt, unë do të veçoja dy probleme, që nuk kanë arritur të zgjidhen, vota e emigrantëve dhe depolitizimi i administratës zgjedhore”- ka thënë Kume.

Më tej ai tha se edhe ndryshimet në hartën territoriale kanë për qëllim përfitimin politik.

“PD lidhur me votën preferenciale mban atë qëndrim që ka pasur dhe mijë herët, që po, të bëjë ç’është e mundur për listat e hapura, e ka të shkruar dhe tani këtë, por e rëndësishme është si do të shkruhen dispozitat. Mua më lë mundësinë që vijohet me të njëjtën gjë, që ndryshimet në Kushtetutë bëhen vetëm për qëllime politike.

Edhe në hartën territoriale që do të bëhet nesër patjetër që do të ketë interesa politike, duhet të punohet për një hartë që të arrihet maksimumi i efikasitetit të shërbimit për qytetarët” – vijoi Kume gjatë fjalës së tij.

Etiketa: Kristaq KumeNdryshimet kushtetuesePDRezultatetzero

Lajme të lidhura

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
Laçi i rikthehet triumfit, mund me dopietë Skënderbeun

Laçi i rikthehet triumfit, mund me dopietë Skënderbeun

TË FUNDIT

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26

Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se vendi ka vijuar...

Lexo më shumë
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com