GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndryshimet Kushtetuese, Gjiknuri-Bashës: Të gatshëm të ulemi në tryezë me PD

09:44 - 23/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet Kushtetuese, Gjiknuri-Bashës: Të gatshëm të ulemi në tryezë me PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës nga ku prezantoi drejtuesen politike të PS për këtë qark, Edona Bilali, se socialistët janë të gatshëm që të ulen me Partinë Demokratike dhe të bisedojnë për ndryshimet Kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët nëse PS është e gatshme që t’i ofrojë PD ndryshimet e reformës territoriale që kërkon Basha në këmbim të dakordësisë së PD për ndryshimet kushtetuese në organet e Vettingut, tha se PS, siç ka deklaruar edhe kryeministri Rama është e gatshme që të dialogojë me PD por në institucione dhe jo jashtë tyre për reforma dhe çështje të ndryshme.

Sipas Gjiknurit propozimet duhet të bëhen në tryezë dhe jo në media, ku tashmë që PD është pjesë e institucioneve, sipas tij mund të bisedojnë hapur.

“PS dhe kryeministri Rama e ka thënë edhe në Kuvend që ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të dialogojmë me PD, dialogimi nuk bëhet me diplomacinë e megafonit as me deklarata për shtyp, dialogimi bëhet që të ulemi në tryezë siç kemi bërë reformën zgjedhore më parë, siç kemi bërë reforma të tjera. Kryeministri e tha që ne jemi të gatshëm pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që kemi qoftë për reformën në drejtësi, qoftë për reformën territoriale apo edhe për probleme të reformës zgjedhore nëse ata duan të adresojnë këto çështje e mira është edhe një dialog që zhvillohet në institucione. PD është në institucione dhe ne e mirëpresim në çdo kohë. Për përmbajtjen është shpejt të flasim sepse ai është produkt i tryezave të përbashkëta”.

Ndërkohë, i pyetur lidhur me konfliktin mes Berishës dhe Bashës, Gjiknuri ka ndjekur porosinë e Ramës, duke u distancuar dhe mos reaguar.

“Nuk dua të futem në akuzat që kanë ata me njëri-tjetrin. Ky është një problem i tyri i brendshëm. PS është e gatshme të dialogojë me PD-në zyrtare kushdo që merr përsipër të përfaqësojë dhe që do të shprehë interesat e demokratëve për ata ndryshime që ata mendojnë të nevojshme. Por negociatat dhe politikbërja zhvillohet në institucione dhe ne jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo kohë me ta”, tha Gjiknuri.

Kujtojmë se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar , se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 nuk ishin të përshtatshme për nevojat e shoqërisë për demokraci.

Etiketa: Damian GjiknuriPS

Lajme të lidhura

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin
Breaking Views

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Para
FOTO, Berisha në gjendje të rëndë, dëmtohet keq në ndeshjen me Lille

FOTO, Berisha në gjendje të rëndë, dëmtohet keq në ndeshjen me Lille

TË FUNDIT

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin
Breaking Views

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fajlës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur...

Lexo më shumë
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com