GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Në Brazil janë çmendur pas futbollistit uruguaian

19:51 - 12/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Brazil janë çmendur pas futbollistit uruguaian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër muaj pas mbërritjes së tij në Gremio, ka lindur ‘Suarez-manía’ në Porto Alegre. Ish-lojtari i Barcelonës jo vetëm që shënon gola (11 në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat me skuadrën braziliane), por ai tashmë ka ngritur dy trofe dhe fanella e tij, me numrin ‘9’, është në shitje.

Suarez, 36 vjeç, shënoi një penalti që i dha Gremios titullin kampion shtetëror të Rio Grande do Sul të dielën kundër Caxias (1-0 në ndeshjen e dytë, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të finales). Diçka që i bëri të ethshme 50 mijë tifozët e mbledhur në Gremio Arena, me pankarta me figurën e sulmuesit uruguajan apo shalle me emrin e tij.

“Ai është një yll i vërtetë, ata e duan atë në të gjithë botën, është e mrekullueshme ta kemi atë me ne,”- tha një tifoz për Luis Suarez, i cili mbërriti në Gremio në janar, pas një periudhe të shkurtër në Nacional, klubi ku ai u stërvit dhe në të cilën ai u kthye nga Atlético, pas periudhave të tij në Ajax, Liverpool dhe Barcelona.

Në Brazil, Luis Suarez ka rikuperuar iluzionin pas goditjes që pësoi pas eliminimit të Uruguajit në fazën e parë të Kupës së Botës në “Katar 2022”. Tashmë ai e nisi fuqishëm në Gremio, me një ‘hat-trick’ në rezultatin 4-2 kundër Sao Luiz për të fituar Superkupën e Rio Grande do Sul.

Por sfida e madhe do të jetë të dielën, në ditën e parë të ndeshjes së ligës braziliane, kur Gremio e Luis Suarezit do të përballet me Santosin (i cili rikthehet në kategorinë e parë pas një viti).

‘Suarez-manía’ ndihet jashtë fushës: nga 63.000 anëtarë në 2022, Gremio ka shkuar në 95.000 në fillim të prillit, një rekord. Dhe fluksi i publikut në Gremio Arena, nga 15.000 abonime ka shkuar në 30.000 tifozë.

Një tjetër rekord i pluhurosur, ai i xhiros së dyqanit zyrtar të klubit, i cili arriti në 1.6 milionë euro në tremujorin e parë të 2023. Pothuajse dyfishi i rekordit të mëparshëm, në të njëjtën periudhë të vitit 2018, pas euforisë së Copa Libertadores të fituar në fund të vitit 2017.

“Ne shesim 3 deri në 4 fanella më shumë se zakonisht. Suarez është në fund të karrierës së tij, por ai ka ende ka shumë për të dhënë,”- tha Alberto Guerra, president i Gremio. Udhëheqësi pohoi se ish-lojtari i Barcelonës pranoi të nënshkruajë me Gremio, pavarësisht se kishte “oferta më të mira për nivelin ekonomik” në Evropë dhe Meksikë.

Luis Suarez është tashmë një idhull në Porto Alegre, në rrugë, duke ecur me familjen e tij, si dhe në fushë.

Etiketa: BrazilFutbollisti uruguaianGremio Porto AlegreLuis SuarezSport

Lajme të lidhura

Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar
Sport

Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar

13:25 - 26/02/26
Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Para
U zhduk pa gjurmë, shoku i Ulvi Skanës: E nxorën në pritë

U zhduk pa gjurmë, shoku i Ulvi Skanës: E nxorën në pritë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com