GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ne do të provojmë t’i fitojmë të dyja”, Gjasula: Edhe kundërshtarët kanë probleme

15:08 - 20/09/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjasula: Nuk themi dot që Shqipëria është favorite, të mos humbin me Islandën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja është në ditën e dytë të përgatitjeve në kuadër të dy ndeshjeve  të fundit të Nations League përballë Izraelit dhe Islandës.

Në konferencë për shtyp ditën e sotme ka dalë veterani Klaus Gjasula dhe talenti Kristjan Asllani.

Gjasula, i cili luan për Darmstadin në Bundesligën 2, është shndërruar në qendërmbrojtës, ndërsa sa i përket mungesave ai shton se edhe ekipet e tjera kanë probleme.

Para pesë vitesh e kemi mposhtur Izraelin ne transfertë, mendoni se mund ta përsëritim këtë sukses? Sigurisht që po. Edhe në ndeshjen e parë u pa qartë që kishim rastet tona për ta fituar takimin. E dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët.

Çfarë ka ndryshuar në kombëtare në krahasim me dy ndeshjet e para? Kemi disa mungesa, por edhe ata kanë hallet e veta. Në ndeshjet e fundit kanë ardhur shumë çuan të rinj, duhet pak kohë, por ne kemi cilësi për t’i fituar.

Mungon sulmuesi që na shënoi dy gola, ndoshta ky lajm na ngushëllon duke pasur parasysh edhe mungesat? Është e vështirë të thuash shyqyr që mungon ky lojtar, sepse prapë nuk e dimë cili do të luajë, si do të luajë, ndaj duhet të shohim ekipin tonë, të japim maksimumin ditën e ndeshjes.

Sa besoni se mund t’i marrim gjashtë pikë duke pasur parasysh problematikat tona? E dimë që janë ndeshje shumë të rëndësishme. Të përqendrohemi tek Izraeli me gjithë forcën tonë, pastaj të mendojmë për Islandën.

Te Darmstadti jeni aktivizuar edhe si qendërmbrojtës, sa janë mundësi të luani në këtë pozicion edhe në Kombëtare? Kishim shumë mbrojtës të vrarë, ndaj trajneri më aktivizoi në qendër të mbrojtjes. Që nga ndeshja e dytë nuk më ka hequr më nga aty, sepse është i kënaqur. Për mua nuk ka rëndësi ku luaj, për këtë duhet pyetur trajneri, nuk e di se si i ka planet me mua.

Do të konsiderohet dështim për Shqipërinë nëse nuk e përfundon në vendin e parë në grup? Edhe ekipet e tjera janë të mira, duket që jemi në të njëjtin nivel. Ne do të provojmë t’i fitojmë të dyja.

Etiketa: klaus gjasulaKombetrajanations league

Lajme të lidhura

Situata e krijuar në Lindjen e Mesme prek edhe Kombëtaren shqiptare, anulohet ndeshja me SHBA-në
Sport

Situata e krijuar në Lindjen e Mesme prek edhe Kombëtaren shqiptare, anulohet ndeshja me SHBA-në

12:56 - 05/03/26
Nga një derbi në tjetrin, Dinamo e Ilir Dajës pret Partizanin për llogaritë e vendit të 4-të
Sport

Nga një derbi në tjetrin, Dinamo e Ilir Dajës pret Partizanin për llogaritë e vendit të 4-të

12:51 - 05/03/26
Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish
Breaking Views

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish

22:59 - 04/03/26
Para
“Ku i keni çuar 195 milionë euro? Noka përplaset me Spiropalin: Jemi lider në rajon

“Ku i keni çuar 195 milionë euro? Noka përplaset me Spiropalin: Jemi lider në rajon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

21:59 - 05/03/26
Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

20:55 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com