Vetëdorëzohen në policinë e Shkodrës, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në shoqërimin e avokatit Sokol Tahiraj.
Emrat e tyre janë përfolur si të përfshire në disa ngjarje kriminale, mes të cilave edhe ngjarja e rënde e Dobracit ku mbetën të vrarë 4 persona.
Pas atentatit me 4 vitkima, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesat e tyre për t’i shoqëruar në Polici për t’i marrë në pyetje rreth ngjarjes, por në atë kohë ata nuk janë gjetur.
Dy të rinjtë që dyshohen të përfshirë në atentat, kanë qenë në kërkim edhe për rastin e rrahjes së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.
Gjithsesi, ndaj tyre nuk ka zyrtarisht ndonjë masë sigurie të lëshuar, teksa ata ishin në kërkim për një tjetërngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe dy vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.
Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha.
Ngjarja rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonin dy viktimat 23-vjeçari Lici (shofer) dhe 32-vjeçari Arlind Bushati (pasagjer).
Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha.
Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha humbu jetën pas disa ditësh në intubim në spitalin e Shkodrës.
Mësohet se autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Aq sa dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.
Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues.
Makina “Range Rover” , qe dyshohet se u perdor nga autoret rezulton e vjedhur ne Durrës me 17 Prill te ketij viti. Raportohet se mjeti eshte vjedhur ne lagjen 12 dhe ka qene pronari ne ate kohe qe beri denoncim ne policinë e Durresit.
Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit qe i është bere numrit te shasisë, ne automjetin qe u djeg ne fshatin Golem.
Discussion about this post