GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në krah të Scholz dhe von der Leyen, Rama anashkalon Kosovën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në krah të Scholz dhe von der Leyen, Rama anashkalon Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, në një konferencë të përbashkët për mediat me kancelarin e Gjermanisë dhe Presidenten e Komisionit Europian, ka anashkaluar tensionet në Veriun e Kosovës, që arritën kulmin me 24 shtator, ku një njësit i armatosur vrau edhe efektivin e policisë Afrim Bunjaku.

Në fjalën e tij, Rama përmendi luftën në Ukrainë dhe konfliktin e tmerrshëm mes Izraelit dhe Hamasit, por “harroi” të përmendte edhe tensionet e provokuara nga serbët në Veriun e Kosovës.

Rama falenderoi dy liderat e BE-së duke theksuar se i kanë kushtuar një vëmendje të madhe Ballkanit Perëndimor, ndonëse në kohë të vështira për e Europën e prekur nga lufta në Ukrainë dhe tashmë një konflikt i ri mes Izraelit dhe Hamas.

“Nuk do të gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, që ishte i hapur për ta sjellë samitin në Tiranë, dhe presidenten e Komisionit që i dha këtij samiti me vërtet diçka cilësore mes planit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Ky samit vjen në një kohë të jashtëzakonshme mes krizave që kanë goditur si në Europë dhe përfshi frontin e ri të tmerrshëm mes Izraelit dhe Hamasit.
Këto kohë kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, ndjenjën e përbashkësisë, dhe falë udhëheqjes së BE, ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë para me një besim më të fortë.

Këta dy gjermanë kanë orare, afate, kohë të caktuara, kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre këtu. Sepse nuk ndodh çdo ditë të presim kancelarin gjerman dhe presidenten e Komisionit Europian”, tha Rama në fjalën e tij.

Etiketa: Kryesore1LeyenRamaScholz

Lajme të lidhura

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës
Aktualitet

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun
Aktualitet

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë

13:18 - 19/11/26
Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD
Aktualitet

Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

12:58 - 19/11/26
Para
Macron e nis vizitën në Tiranë me nderimin e Ismail Kadaresë

Macron e nis vizitën në Tiranë me nderimin e Ismail Kadaresë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës
Aktualitet

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se, përmes aktit normativ për tubimet...

Lexo më shumë
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë

13:18 - 19/11/26
Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

12:58 - 19/11/26
Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura

Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura

12:14 - 19/11/26
Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet

Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet

12:06 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com