GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Negociatat, Kuvendi i RMV miraton propozimin francez, ja çfarë ndodh me Shqipërinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat, Kuvendi i RMV miraton propozimin francez, ja çfarë ndodh me Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratur me 68 vota pro propozimin francez për marrëveshjen me Bullgarinë, që i hap rrugën hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim dhe propozimi u kalua vetëm me votat e shumicës.

Ndërkohë jashtë Kuvendit janë duke u mbledhur dhjetëra qytetarë për të protestuar kundër këtij vendimi për javën e dytë rradhazi. Protestat u thirrën nga opozita vendase të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe e Majta.

Seancat e Kuvendit janë shoqëruar me debate të ashpra që ditën e djeshme agravuan edhe në përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Nuk kanë munguar akuzat për deputetët shqiptar ku sipas opozitarëve ata nuk kanë të drejtë të zgjedhin fatin e maqedonasve dhe se shqetësimi i tyre më i madh është integrimi i Shqipërisë.

Me miratimin e sotëm i hapet rruga e nisjes së procesit të integrimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbajti një fjalim në seancën e parë të Kuvendit ku u zotua se nëse miratohet propozimi francez javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveriatare.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese. Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Para
A mundet të përmbyset një regjim autokratik me mjete politike?

A mundet të përmbyset një regjim autokratik me mjete politike?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26

Erjon Zylyftari ishte i revoltuar. “Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur...

Lexo më shumë
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për sot, 22 Gusht 2026

07:33 - 22/08/26
Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com