GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nën hetim nga SPAK/ Fatmir Bektashi merr leje ndërtimi në Farkë me firmën e Ramës dhe Ballukut

14:01 - 08/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Nën hetim nga SPAK/ Fatmir Bektashi merr leje ndërtimi në Farkë me firmën e Ramës dhe Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni kontrovers Fatmir Bektashi, me dy dosje në Prokurorinë e Posaçme, një që lidhet me ish-kompleksin Partizani dhe tjetra me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, vijon të marrë leje për komplekse të mëdha ndërtimi.

Pasi betonoi zonën pranë burgut të gravë, duke ndërtuar 50 pallate pa bërë asnjë park të mirëfilltë për fëmijët, apo pa bërë çerdhe, kopësht apo shkollë, pa përmendur edhe rrugët për të hyrë dhe dalë, ai i ka vënë “syrin” zonës së preferuar të Farkës.

Disa kohë më parë, ai mori leje nga Bashkia e Tiranës për kompleksin “Aba”, duke ndërtuar disa godina nga 3 e 4 katë në një sipërfaqe të madhe ndërtimi.

Dhe, pa përfunduar ende projektin në fjalë, Bektashi ka marrë një leje të dytë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, duke e quajtur projektin “Aba 2”.

Leja mban firmën e kreut të KKTU-së, kryeministrit Edi Rama, dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e marrë edhe ajo e pandehur për aferën e Tunelit të Llogarasë.

Një paradoks tepër i madh, pasi megjithëse Bektashi është nën hetim për dy raste, ai sërish “shpërblehet” nga mazhoranca.

Duket se, Bektashi vepron me “dy porta”, duke qenë se ai është i afërm me Jamarbër Malltezin, teksa të dy janë marrë të pandehur për aferën “Partizani”.

Por, Bektashi ka pasur akses edhe nga eksponentë të mazhorancës së sotme, pasi me firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai mori lejen për pallatet te ish-kompleksi Partizani por edhe lejen për kompleksin “Mangalem 21”.

Bektashi ka përdorur edhe pasaportën e tij gjermane, ndërkohë që firma e tij “Kontakt” ka marrë leje edhe në zonën pranë Malit të Dajtit, në afërsi të Bulevardit të Ri, në Ali Dem, Farkë, Paskuqan e madje edhe në Parkun Kombëtar të Drilonit, një zonë e mbrojtur.

Lejet i janë dhënë edhe gjatë kohës që ka pasur dy dosjet e SPAK-ut mbi shpinë, teksa ai hetohet me masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Një dosje në SPAK, një leje ndërtimi/ Biznesmeni Fatmir

Faksimile: Vendimi i KKTU-së për lejen e ndërtimit për firmën “Kontakt” në zonën e Farkës

Një nga lejet e fundit është ajo e marrë për kompleksin e radhës në zonën e Farkës.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, KKTU-ja ka zbardhur ditët e fundit lejen për objektin “ABA 2”, një kompleks banimi me godina 2-3 kate dhe 1 kat nëntokë, në Rrugën e “Turdive”, në Njësinë Administrative Farkë.

Në dokumentet që hulumtoi redaksia jonë shkruhet se trualli pozicionohet në juglindje të qytetit të Tiranës, në rrugën e Turdive, rreth 5 km në vijë ajrore nga qendra e qytetit.

“Sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe trualli prej rreth 3,600 m² dhe është i kufizuar në pjesën veriore nga rruga automobilistike që lidh Tiranën me Farkën, në jug nga Liqeni i Farkës dhe toka bujqësore që e rrethon, në lindje nga toka e pasur me bimësi dhe zona të gjelbra, dhe në perëndim nga një zonë e hapur, e cila është e papërdorur dhe me potencial zhvillimi” thuhet në dokument.

Sipas saj, sipërfaqja është e lirë nga ndërtimet, me pjerrësi të moderuar prej rreth 12%.

“Sheshi aksesohet nga rruga e ‘Turdive’ në perëndim, nga rruga që lidh Farkën me Liqenin e Farkës në jug dhe nga rruga që lidhet me zonat përreth liqenit në lindje. Megjithëse nuk ka kontakt dhe shikueshmëri të drejtpërdrejtë, trualli ka një afërsi prej rreth 900 m në vijë ajrore me Liqenin e Farkës” vijon dokumenti.

Një dosje në SPAK, një leje ndërtimi/ Biznesmeni Fatmir

Faksimile: Trualli ka një sipërfaqe prej 3.600 m2 dhe ka një distancë prej 900 metrash nga Liqeni i Farkës

Në dokumentet që hulumtoi redaksia jonë shkruhet se kompleksi do të ketë 6 godina, ngjitur me njëra tjetrën në një sipërfaqe të pjerrët.

“Baza e strukturës së objektit është drejtkëndore, me vetrata të mëdha transparente, ndërkohë që çdo objekt rrethohet me konsola në fasadë, të cilat shfrytëzohen si ballkone dhe korridore kalimi.

Secili objekt është konceptuar me tonalitete të zbehta të ngjyrave të ngrohta, të verdhës dhe portokallisë, për të dhënë idenë e dritës” vijon dokumenti.

Një dosje në SPAK, një leje ndërtimi/ Biznesmeni Fatmir

Në foto: Firma “Kontakt” e ka reklamuar projektin para se leja të zbardhej nga KKTU, teksa ka shitur edhe apartamentet

VoxNews shfletoi edhe faqen e internetit të kompanisë “Kontakt”. Kompleksi është reklamuar prej shumë muajsh, megjithëse leja nuk ishte zbardhur nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Një skemë që përdoret nga të gjithë ndërtuesit, të cilët shesin apartamentet para se të hapin gropat. Kjo me qëllim që me paratë e klientëve të ndërtojnë edhe godinat.

Redaksia jonë kërkoi informacion edhe te agjentët e shitjes së “Kontakt” dhe ka mësuar se shumica e apartamenteve janë shitur. Kjo evidentohet edhe në internet, ku rezulton se pjesa më e madhe e banesave rezultojnë “shitur”.

Një dosje në SPAK, një leje ndërtimi/ Biznesmeni Fatmir

Duket se, firma “Kontakt” ka sfiduar edhe ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga qeveria. Kjo e fundit ka nxjerrë udhëzime që të ndalojnë shitjen e apartamenteve që në gropë.

Por Bektashi me këto lidhjet majtas dhe djathtas ka qenë i “amnistuar” gjithmonë nga politika, teksa edhe SPAK-u s’e ka ndaluar dot veprimtarinë e tij! Vox News

 

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
ISP ngre alarmin për integritetin politik: Dorëheqje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion

ISP ngre alarmin për integritetin politik: Dorëheqje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com