GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë vite nga dy vrasje që tronditën Vlorën njëra pas tjetrës, ajo e pas Gentian Qarrit, më 6 shkurt të 2021 dhe Bledar Birçajt më 10 maj të të njëjtit vit, SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste për autorët e dyshuar të krimit, pjesë e grupit të Ines Hajrullës, teksa edhe në këtë dosje dalin dy zyrtarë të policisë të implikuar.

Ines Hajrulla dhe Ervis Matodashaj nuk janë kapur nga policia dhe dyshohet se fshihen jashtë vendit, teksa Flodian Plakut të arrestuar më herët për vrasjen e Gentian Bejtjes, dhe i është komunikuar tjetër masë sigurie në burg.

Pjesë e grupit janë edhe shefi i sektorit të policisë shkencore të Kukësit, Rezat Kuçi, që është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, dhe akuzohet veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Kuçi rezulton se në kohën kur ishte shef krimesh në Komisariatin nr 2 në Tiranë, janar 2024, ka marrë edhe një çertifikatë mirënjohjeje nga drejtuesit e uniformave blu për performancë të lartë në detyrë. Një tjetër ish-polic, i arrestuar në Zvicër është Hamëz Demushi, dhe akuzat i ka për vepra të ngjashme penale.

Hajrulla dhe Matodashaj, kanë qenë dy herë shënjestër e atentateve të cilët dështuan pasi me sa duket informacionet mbërrinin shumë shpejt tek ata para se të ekzekutohej plani. Disa vite më parë Amarildo Nikolli personi që do i vriste me porosi të Leonard Luzit u arrestua kur po nisej për të kryer ekzekutimin.

Lidhur me krimet kundër jetës që akuzohet ky grup kriminal, kujtojmë se Gentian Qarri u vra mbrëmjen e 6 shkurtit 2021. Autorët mbërritën me një automjet “Toyota Yaris”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogë.

Ndërsa Bledar Birçaj, pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën pasi më 10 maj 2021 u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”. Edhe viktima ishte i armatosur në momentin kur ndodhi ngjarja pasi 40-vjeçarit iu gjet në brez një pistoletë bereta e mbushur. Birçaj ishte në timon të mjetit BMË x5 me targe AA797CS teksa vrasja tha policia u krye me kallashnikov model 56, i cili u zbraz të paktën 29 herë.

Grupi kriminal zbuloi SPAK kryesisht përmes bisedave që kanë shkëmbyer në aplikacionin Sky Ecc, merrej edhe me trafikimin e narkotikëve kryesisht në Gjermani dhe Holandë. Gjatë operacionit që zgjati këtë të shtunë për rreth 6 orë, janë kontrolluar bazat e grupit të Ines Hajrullës në Vlorë, ku janë sekuestruar edhe disa aparate celularë, armë zjarri e municion, shuma parash e sende të tjera me vlerë për hetimin.

Operacioni i SPAK

Emrat të cilët dimë deri tani se u është firmosur urdhërarresti:

Inez Hajrulla – në kërkim
Ervis Matodashaj – në kërkim
Flodian Plaku – i komunikohet masa e arrestit në qeli
Rezart Kuçi – shef i sektorit të policisë shkencore të Kukësit – I arrestuar
Hamëz Demushi – Polici – I arrestuar në Zvicër

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Para
Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet