GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Demokratët, skllevër të një ideje vrastare se vetëm Berisha mund t’i shpëtojë

11:12 - 23/03/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç në Tiranë, Berisha paralajmëron protestë ditën e hënë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Fatos Hoxha
Njerëzit i bashkojnë në partitë politike idetë dhe vlerat. Ata bashkohen rreth këtyre ideve dhe vlerave që t’i japin forcë, t’i vënë në lëvizje, t’i bëjnë sunduese dhe, me shpresë, të formësojnë shoqërinë me shembëlltyrën e tyre.
Unë e di me siguri se PD është shembulli më elokuent i këtij postulati. PD u krijua kur njerëzit u bashkuan rreth ëndrrës së shqiptarëve për liri e demokraci, rreth idesë së barazisë, drejtësisë dhe shtetit ligjor, rreth vlerave të humanizmit dhe solidaritetit social, rreth parimeve të lirisë dhe ekonomisë së tregut.
Këto ide dhe vlera e bënë PD të madhe, e bënë forcë kryesore lëvizëse dhe e sollën në pushtet.
Por unë di, gjithashtu, se rrugës objektivi ynë politik ndryshoi, kur luftën për forcimin e tyre e zëvendësuam, si pa u vënë re, me vlerën absolute, sundimin e Kryetarit, lavdinë e Kryetarit, mbrojtjen e interesave të Kryetarit, prosperimin e familjes së Kryetarit, e zëvendësuam me idenë absolute se Kryetari di gjithshka, ai bën mirë gjithshka, se ai nuk gabon, por edhe kur gabon, ai ka të drejtë, e zëvendësuam me bindjen se ne jemi bashkë për shkak të Kryetarit, se e mira e tij është e mira dhe qëllimi ynë i përbashkët.
Aq e rëndë ishte kjo metamorfozë, saqë nuk na mjaftoi disfata e rëndë në zgjedhje për të dalë nga jermi, por e lamë kryetarin, me dashuri dhe entuziazëm, të na caktonte udhëheqësin dhe të na sundonte deri në vdekje.
Ne, demokratet, nuk mësuam dot nga historia e hidhur e shqiptarëve, harruam vlerat dhe u mbështollëm me servilizëm rreth individit.
U mbështollëm rreth Kryetarit dhe zëvendësit të tij dhe pranuam për tetë vjet çdo humbje dhe disfatë që na ra mbi kokë, pa u penduar, pa reflektuar, pa nxjerrë mësime dhe pa u korrigjuar. Ne gabuam rëndë dhe për këtë nuk duhet t’ia vëmë fajin të tjerëve.
Tani që PD është në krizën e jetës së vet, në krizën e vdekjes, ne prapë po gabojmë.
Ne po mbështillemi rreth kryetarëve dhe po kacafytemi përbindshëm për karriken e tyre.
Ne kemi humbur idetë dhe vlerat, kemi humbur busullën dhe jemi bërë gazi i botës. Ne ende nuk po kuptojmë se shqiptarët nuk mund të na votojnë, vetëm pse ne jemi besnikë kundrejt Berishës deri në vdekje, apo se ne nuk kemi forcë të ndërrojmë lidershipin humbës.
Ne po u tregojmë shqiptarëve se ne nuk jemi të aftë të reflektojmë, të korrigjohemi, të përmirësohemi të ecim përpara, të inspirohemi e të inspirojmë. Ne jemi bërë skllevër të një ideje vrastare, të idesë se vetëm Berisha mund të na e zgjidhë hallin, se Basha është i mirë pse ketë e thotë Berisha dhe se ai është i keq kur këtë e thotë Berisha, se beteja e tij është beteja jonë, se ai e di çfarë na volit, se vetëm ai na bën njerëz.
Basha është i keq, sepse ai është shembëlltyrë e Berishës. Basha është lider i keq, sepse ai është besnik i Berishës, njëlloj humbës si Berisha. Basha nuk na duhet, sepse ai mishëron idetë, vlerat, sjelljen dhe inspirimin politik të Berishës.
Por ne duhet të jemi budallallepsur, nëse besojmë se Basha duhet hequr që të vijë Berisha.
PD sot është në rrugëkryqin e jetës së vet, pas kësaj beteje ose ringrihet ose vdes përgjithmonë.
Sot nuk është koha për eksperimente, as për fantazira axhamijsh. Sot është koha t’i kthehemi rrugës së sigurtë, rrugës që na mban gjallë.
Sot është koha t’i rikthehemi vlerave, t’i ngrejmë vlerat në piedestal, t’u përbetohemi atyre.
Sot duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga kulti i individit, nga servilizmi ndaj individit, nga besnikëria dhe nënshtrimi i verbër për individin.
Sot nuk është koha të “bashkohemi”. Sot është koha të “ndahemi”. Vetëm kështu mund të rigjejmë rrugën, vetëm kështu mund të ringrihemi.
Etiketa: Fatos Hoxhakryesore2Lulzim BashaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Djegia e flamurit serb, Vuçiç: Rama ndodhet nën presion, mos më detyroni t’ju tregoj

Rama e quajti vëlla, Vuçiç i prerë: Nuk e njohim kurrë Kosovën, pavarësisht kostos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV....

Lexo më shumë
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com