GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘New York Times’: Si McGonigal takoi Ramën e nisi ta favorizojë atë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘New York Times’: Si McGonigal takoi Ramën e nisi ta favorizojë atë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Media prestigjioze amerikane, New York Times ka bërë një investigim për lidhjet e kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal, nga nisja e kontakteve dhe ndërmjetësi që zhvilloi takimin mes tyre.

NYT shkruan se, McGonigal nisi kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndërmori hapa për favorizimin e tij, gjatë kohës që ishte ende pjesë e FBI-së, sipas prokurorëve në Uashington. Rama e ka portretizuar veten si një reformator dhe ka dalë kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, raporton New York Times.

MCGonigal

Por pas daljes në pension të tij në 2018, McGonigal punoi në anën tjetër, për oligarkun rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, që dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, sipas aktakuzës së ngritur në Neë York ndaj McGonigal dhe Sergej Shestakov.

Pas aktakuzave të javës së kaluar, avokati i McGonigal, Seth D. DuCharme, tha se ky i fundit i kishte “shërbyer Shteteve të Bashkuara me aftësi, në mënyrë efektive, për dekada”.

Krimet

Krimet për të cilat McGonigal akuzohet datojnë që nga gushti 2017, por vlerësohet se hetimet do të shtrihen më tej, thanë ish-zyrtarët.

Gatishmëria e McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend ku ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij atje nga kolegët, thanë ish-zyrtarët. Ai gjithashtu përdori adresën e e-mail të FBI. dhe telefonin për çështjet që lidheshin me Shqipërinë, tha një burim nga hetimi për median amerikane.

Por çfarëdo preteksti zyrtar që mund të ketë përdorur McGonigal për udhëtimet, kjo mund t’i ketë shërbyer gjithashtu si mbulesë për aktivitete më të diskutueshme, thanë burime të tjera.

Fakti që krimet e dyshuara ndodhën pak përpara daljes në pension të tij, ngre dyshimet se McGonigal mund të ketë filluar ose rritur aktivitetet e paligjshme pas kryerjes së testeve të fundit të poligrafit.

Aktakuza detajon se si, gjatë dy viteve, McGonigal ka dhënë informacione të rreme financiare në F.B.I. Në formularë nuk deklarohej pagesa nga një biznesmen i Neë Jersey, i cili ishte ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, si dhe udhëtime ndërkombëtare falas.

Prokurorët thanë se McGonigal gënjeu gjithashtu për destinacionet e tij të udhëtimit dhe ndërveprimet me të huajt në formularët që ai duhej të plotësonte dhe ndërmori veprime që duket se kanë rënë në kundërshtim me detyrat e tij qeveritare.

Etiketa: Kryesore1McGonigalRama

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Meta: Rama e trajton Shqipërinë si pronë private të tij

Meta: Rama e trajton Shqipërinë si pronë private të tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com