GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Neza: Një nga aktivitetet më të mira të opozitës, Berisha solli…

18:17 - 15/04/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmërimi i Berishës: Ramën e pret fati i mikut McGonigal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në televizionin “SYRI TV”, analisti Sami Neza ka komentuar hapjen e fushatës nga Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ në stadiumin Air Albania për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Analisti e quajti një nga aktivitetet më të mira që ka organizuar opozita përgjatë kësaj fushate dhe na dha të kuptojmë se në çfarë shinash do të lëvizë fushata në këto 4-5 javë deri në datën e votimeve.

Sipas Nezës, Berisha solli një risi me mesazhet që dha në këtë hapje fushate, duke iu drejtuar zonës gri të votuesve dhe atyre indiferentë.

“Kjo ishte një çelje që synonte të tërhiqte sa më shumë vëmendje dhe ishte një ndër aktivitetet më të mira që ka organizuar opozita përgjatë kësaj fushate. Ishte një aktivitet që na dha të kuptojmë se në çfarë shinash do të lëvizë fushata në këto 4-5 javë deri në datën e votimeve.

Aktiviteti zgjati shumë por ndryshe unë kam parë shumë aktivitete të opozitave për shumë vite dhe rrallë më ka rastisur të shoh një entuziazëm kaq të madh nga kandidatët për kryetar bashkie.

Unë besoj te leximi që ata i kanë bërë elektoratit të tyre duke konsoliduar edhe vendimin e tyre për tu përfshirë në garë dhe pse jo për ta fituar.

Ajo që më ka ngelur më shumë në mendje ishin disa mesazhe nga fjalimi i Berishës, ku kishte një risi duke iu drejtuar zonës gri me dy mesazhe, ku i pari ishte se ‘ne nuk jemi të gjithë njësoj’ dhe ky mesazh i drejtohet kryesisht zonës gri pasi është ajo zonë që dominohet nga ky mentalitet se të gjithë politikanët janë njësoj të gjitha qeveritë janë njësoj dhe kjo është një propagandë që rëndon opozitën dhe jo qeverinë. Është një tezë e hedhur prej shumë vitesh nga e majta shqiptare dhe në njëfarë mënyre ka arritur të funksionojë.

Tjetër gjë që pashë te Berisha ishte se iu drejtua edhe indiferentëve. Atyre që mendojnë se s’ka ç’më duhet mua në zgjedhje. Ky grup është shumë e rëndësishme për opozitën po e po por ne po qeverisemi prej 10 vitesh nga një qeveri më e keqja që ka pasur Shqipëria nga viti 1991 deri më sot.

Është një qeveri që ka vendosur në diskutim konstruktin e Shqipërisë përmes nxitjes së largimit të shqiptarëve me qëllimin për të përfituar vetë. Kemi një qeveri që funksionon si një organizatë biznesi që përdor paratë e buxhetit për të majmur biznesin e vetë. Ky është një problem i madh. Nuk ka ndodhur kjo, në të gjitha qeveritë ka pasur korrupsion por që një qeveri që të funksionojë si një organizatë për të shëndoshur veten e vetë nuk ka ndodhur.

Kjo kërkon përfshirjen e njerëzve indiferentë dhe atyre që mendojnë se nuk preken nga ndryshimi i pushtetit”, deklaroi Neza./Syri.net

Etiketa: berishafushata zgjedhoreNezaopoziat

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Para
Krizë totale! Chelsea mposhtet edhe nga Brighton

Krizë totale! Chelsea mposhtet edhe nga Brighton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com