GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Nga Durrësi dhe Elbasani me Iglin dhe Luçianon po dërgohet një ogur i madh

12:54 - 14/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
Nga Durrësi dhe Elbasani me Iglin dhe Luçianon po dërgohet një ogur i madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Lexova jo pa kureshtje mesazhin hapës të kryeministrit për fushatën zgjedhore të 14 Majit. Tashmë aftësia prej tellalli e propagandës së tij ka marrë dhenë, por gjithsesi doja t’ia verifikoja edhe kësaj radhe ligjëratën. Dhe verifikimi më doli po aq zhgënjyes sa dhe qesharak, por mbi të gjitha i dhimbshëm nëse kemi parasysh realitetin në të cilin ndodhet çdo shqiptar. Që në një vështrim të përgjithshëm sheh që kemi të bëjmë vetëm me një tellall gënjeshtar, të shthurur deri në halucinacion në çdo gënjeshtër që qet, por më tepër pa kurrfarë mëshire për gjithë këtë lloj tellallëzimi që guxon të bëjë në sy të gjithë shqiptarëve. Ja dëgjojeni pak se ç’broçkullit goja e tij: Ne jemi fuqia e ndryshimit në këtë vend. Kurdo që zgjedhësit na besojnë, ne bëjmë atë çka tjetër as nuk dinë ta bëjnë, as nuk munden dhe as nuk e kanë bërë ndonjëherë, qoftë edhe në një bashki të vetme.

Inteligjenca e çdo njeriu fyhet sa herë dëgjon fraza ekstreme të mburrjes dhe lavdërimit të pabazë dhe vulgar të tipit “ as nuk dinë, as nuk bëjnë, as nuk munden”, dhe që merr një dozë donkishoteske të parodisë dhe karikaturës kur shtohet me frazën “asnjëherë dhe në asnjë bashki”. Nuk ka shembull më të shpifur dhe bindës në budallallëkun e të ndjerit superior si bullizues publik, si hedonisti cinik i ligjërimit më pervers të megalomanisë dhe fudullëkut.

Do të mund të bënim një listë shumë të gjatë bashkish në vite që janë zhbërë totalisht nga administrimi socialist, por le të marrim dy shembujt më të këqinj të kësaj qeverisje, dhe për më tepër shembuj të një degradimi shumëvjeçar dhe të përlëvduar dhe mbajtur në mbrojtje personale, nga vetë tellalli i demagogjisë: pinoku ynë kryeministër. Flas për Durrësin e të famshmit hajdut votash Dako që vazhdon të qeveriset nga matrioshkat e tij dhe për legjendat e ligjeve me krimin në Elbasanin e Normales me gjithë imitimet e tyre më të këqija që u krijuan.

“Bilanci ynë është pozitiv me kontratat zgjedhore”, pohon zoti Rama me paturpësinë më të madhe, kur në fakt le të shohim se çfarë konstatohet nga sondazhi i zgjedhësve për gjendjen e qytetit: Të gjithë biem dakord se pasuritë natyrore më keq se në Durrës nuk janë menaxhuar gjëkundi në Shqipëri, duke cenuar edhe identitetin kulturor. Të gjithë biem dakord që për betonin e Dakos betonizuam qytetin, zumë detin me ndërtime, cenuam vijën bregdetare. Nëse do të gjenin disa fjalë për të përshkruar bashkinë e këtyre viteve, ato janë arrogancë, mungesë transparence dhe larg qytetarit, një bashki si agjenci shërbimesh e qeverisë, madje të duket sikur ka drejtoreshë qeverie dhe kryetare bashkie. Ja kjo është përballja tragjike e tellallit te propagandës Rama me gjendjen e tmerrshme në të cilën gjendet Durrësi ynë dhe që kandidati i çmuar i opozitës, i dalë për herë të parë në demokracinë shqiptare nga beteja e primareve, zoti Igli Cara, ka marrë përsipër me vizion dhe kurajo, ide dhe integritet, ta shndërrojë plotësisht. Durrësi ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm. në vitet e socialistëve u nëpërkëmb demokracia, u kriminalizua ekonomia, u shpërfill puna, dija e zotësia u ble e shantazhua vota e u vendos regjimi.

U instalua një Bashki me arrogancë, mungesë transparence në vendimmarrje e larg qytetareve, si agjenci shërbimesh e qeverisë. Sikur ka drejtoreshë qeverie e jo kryetare bashkie. Për të gjitha këto pasoja negative ka një përgjigje, dhe kjo vjen pikërisht nga ky kandidat kur në programin e shpallur prej tij ai thotë: “Ne së bashku do të bëjmë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme. Prioritet i rëndësishëm do të jetë përfundimi i procesit të rindërtimit brenda vitit 2024. Ky është premtim”! Për të gjitha këto të këqija që e kanë lënë Durrësin në rrënim, falë një babëzie që shkon deri aty sa të falen taksat e qytetarëve të vet, rreth 11% të investimeve, plot 231 milionë euro që duhet të jenë të qytetarëve por që u falën dhe sollën për pasojë që edhe porti i ri të bëhet me lekët tona, tani ka një përgjigje. Është fakt se që prej 2016 Durrësi është pa plan rregullues dhe strategjia fituese e Igli Carës përmban një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. Ajo planifikon një integrim të zonave të reja urbane dhe mbulimin e tyre me shërbim, transport publik dhe infrastrukturë, për të përmbushur kështu vizionin e tij të madh për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Durrësit dhe rikthimin e tij në polin më të rëndësishëm të turizmit në vend.

Pas Durrësit, edhe një tjetër qytet është simboli më i mirë që përgënjeshtron gënjeshtrën dhe demagogjinë pinokiane të mesazhit hapës të kryeministrit, të demaskuar pas shprehjes “Bilanci ynë është pozitiv me kontratat zgjedhore”. Po ja se çfarë shpreh një kandidat tjetër i çmuar i aradhes demokrate, ligjërues, intelektual dhe luftëtar i paepur i viteve të tëra të demokracisë shqiptare, zoti Luçiano Boçi.

Një emër i tillë është shumë i njohur edhe në zgjedhjet parlamentare, pasi ai ishte deputeti më i votuar në këtë qark dhe arriti të thyejë listën e kandidatëve në Elbasan, teksa renditej i shtati fillimisht, por në fund u fut në listën fituese të gjashtë vendeve që PD fitoi. E kjo falë cilësorëve të tij: një nga njerëzit më me reputacion në zonë, me influencë, një njeri që ka mendimin e tij të pavarur dhe pozicionimi i tij ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarit, në shërbim të votuesit.

Por në vazhdën e traditës së re dhe nga më të mëdhatë të demokracisë shqiptare, atë të primareve, ka qenë po ky personalitet që me vlerat dhe dinjitetin e tij ka hedhur bazat edhe të një uniteti të qëndrueshëm, real e të shëndetshëm mes radhëve të popullit opozitar. Në vizionin e tij përballjet konceptohen si gara simpatie dhe dakordësie, ndaj risia që ai ka arritur të sjellë në këtë fushatë është edhe dakordësimi që ai ka artikuluar për grupimin tjetër demokrat në këtë zonë, të faktuar me vetë pohimin e tij: “Nuk është deklaratë formale, kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë fuzionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores”. Janë të gjitha këto lloj aftësi cilësore që prezantohen në vetë personalitetin e tij, të mbrujtura në një perspektivë të re që po lind janë kthyer në një lumë energjish pozitive të shprehura në mesazhin e prezantimit të tij: “Le të angazhohemi bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshme, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E dimë që beteja nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën…por ne do t’ia dalim!”

Këtë besim dhe forcë në kauzën e madhe të rrëzimit të gjithë këtyre pushteteve si korrupsioni dhe paraja e pistë, me të cilën mbahet qeverisja e Ramës, do të doja ta shpërndaja si një ogur të mbarë për të gjithë demokratët anembanë Shqipërisë. Bëhuni të fortë, qëndrestarë për fëmijët tuaj dhe për të ardhmen e këtij vendi. Gjithçka do të jetë me ju deri në fitoren e madhe.

Etiketa: Igli CaraLuciano BociNdricim KullaOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
“Po u bëra lider, ti nuk rrezikon”, kujt i dha fjalën Luizi?

“Po u bëra lider, ti nuk rrezikon”, kujt i dha fjalën Luizi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com