GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga festë familjare në tragjedi/ Hapet GoFund për tragjedinë në Gjermani ku tre shqiptarë vdiqën, katër u plagosën

17:28 - 26/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga festë familjare në tragjedi/ Hapet GoFund për tragjedinë në Gjermani ku tre shqiptarë vdiqën, katër u plagosën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, në Gjermani  ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë, ka vendosur në vështirësi familjarët e të plagosurve dhe viktimave.

Sipas raportimeve, viktimat janë një burrë 53-vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Ata, së bashku me gjashtë persona të tjerë të moshës nga 20 deri në 66 vjeç, po ktheheshin nga një festë familjare në landin e Hessenit.

Të tre ishin nga Vlora, dhe ndodheshin për vizitë në Gjermani – të mbushur me gëzim për një rast të veçantë: fejesa e mbesës së tyre. Automjeti i aksidentuar ishte i mbushur me nëntë persona. Ndër të plagosurit ndodhet edhe vajza e çiftit të ndjerë – njëra prej tre fëmijëve të tyre. Ajo është aktualisht nën kujdes mjekësor në Gjermani dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Familja nuk po përballet vetëm me një dhimbje të pakufishme shpirtërore, por edhe me vështirësi të mëdha organizative dhe ekonomike:

Transportimi i trupave drejt Shqipërisë, shpenzimet e varrimit, trajtime për vajzën e plagosur rëndë, si dhe mbështetja për familjen e mbetur, cila tani duhet të përballet me dhimbjen, tronditjen dhe përgjegjësinë.

Në këtë kohë kaq të rëndë, është hapur një GOFUND. Çdo kontribut është një shenjë e dhembshurisë, njerëzores dhe solidaritetit. Së bashku mund të ndihmojmë që kjo familje të mos thyhet edhe nga pesha e kostove të kësaj tragjedie.

Klikoni linkun per te dhene kontributin tuaj

https://gofund.me/c774af29

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:05 të mëngjesit, kur një minibus me nëntë pasagjerë doli nga rruga në të djathtë dhe më pas u përmbys. Policia gjermane ka bërë me dije se asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë në aksidentin fillestar, por një makinë tjetër kaloi mbi ‘rrënoja’ pak pas ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke vijuar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat. Gjithashtu, ende nuk janë konfirmuar plotësisht identitetet e disa prej personave që ndodheshin në automjet, ku mësohet se përveç shqiptarëve, kishte edhe shtetas të tjerë të huaj.

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Primaret në PD, Sula: Beteja jonë është me Edi Ramën, jo me njëri-tjetrin

Sula: PD nuk po dëgjon zërin e qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com