GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nga Ledri Vula te Anwar Hadid, ja të dashurit e Dua Lipës ndër vite

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Ledri Vula te Anwar Hadid, ja të dashurit e Dua Lipës ndër vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke parë lidhjet e Dua Lipës ndër vite, është e vështirë të përkufizohet tipi i saj. Së fundmi në media po aludohet se ajo është në lidhje me aktorin Arón Piper. Ai luajti rolin e Ander Muñoz në serialin “Elite” dhe është një nga më të preferuarit e fansave në Internet. Pas performancës së saj në Madrid dyshja janë parë në një klub nate. Së bashku dhe shumë të afërt dy artistët vazhduan festën, duke shijuar në maksimum kërcimin, përkëdheljet dhe shikimet mes njëri-tjetrit. Po ashtu më pas u fotografuan duke dalë nga i njëjti hotel.

Ledri Vula dhe Dua Lipa nisën të frekuentoheshin në vitin 2013- të, kur këngëtarin nga Kosova e njihnin të gjithë, ndërsa Dua po tentonte të çante në tregun e vështirë britanik. Ata i pamë disa herë bashkë nëpër rrjete sociale, por lidhja e shumëpërfolur nuk zgjati shumë.

Asokohe u tha se ndarja erdhi si pasojë e angazhimeve të Ledrit, por cilado të ketë qenë arsyeja e vërtetë, ndarja ka ndodhur në paqe, nisur edhe nga fakti që prindërit e tyre vazhduan të ruanin një marrëdhënie shumë të mirë.

Verën e kaluar teksa ndodhej në Tiranë Dua u takua me partneren dhe vajzën e Ledrit teksa të gjithë publikuan foto gjatë takimit në rrjetet e tyre sociale.

Nga ana tjetër, lidhja me Isaac Carew, një model dhe kuzhinier ka qenë më e gjata e këngëtares. Dua dhe Isaac patën një marrëdhënie të komplikuar me ndarje dhe ribashkime.

Fillimisht ata u ndanë në vitin 2017, kur Dua nisi një romancë me Paul Klein, këngëtarin kryesor të grupit rock LANY. Dua i dha fund lidhjes së saj me Paul në fillim të janarit dhe u rilidh me Isaac për një vit tjetër përpara se të ndahej në qershor 2019.

Një nga arsyet e shumta për ndarjen e saj me Isaac ishin angazhimet e ndryshme. “Që kur u rikthyen bashkë, Dua dhe Isaac kanë luftuar për të qenë parë njëri-tjetrin. Ata të dy donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat mes tyre ishin mirë për njëfarë kohe, por ajo thjesht po bëhet gjithnjë e më e zënë”.

Dua Lipa pati një lidhje tjetër gjatë ndarjes së saj të shkurtër me Isaac Carew. Dua u takua me këngëtarin e grupit rock LANY, Paul Klein. Të dy ishin takuar në ‘Festivalin Britanik të Verës’ në korrik 2017, teksa kaluan një Krishtlindje të bukur së bashku në Londër atë dhjetor.

Megjithatë, dashuria e tyre ishte jetëshkurtër pasi Dua dhe Paul u ndanë në janar të vitit 2018.

I dashuri i fundit i Dua Lipës ishte vëllai i Gigit dhe Bellws, Anwar Hadid. Dyshja e nisi lidhjen në qershor të 2019. Sipas raportimeve nga TMZ, Dua u prezantua me Anwar nga Gigi, e cila është mike shumë e mirë me shqiptaren.

Është raportuar se Anwar i kërkoi Dua Lipës një takim më pas në qershor. Dua dhe Anwar u panë publikisht së bashku në festivalin muzikor britanik ‘Summer Time Hyde Park’ në korrik 2019 dhe madje u fotografuan duke u puthur!

Ishte “The Sun” që raportoi fillimisht se çifti ishte në krizë në fund të 2021. Ata nisën të jetonin në largësi për t’i dhënë fund përfunimisht lidhjes në nëntor.

 

Etiketa: Dua LipaLedri VulaTE DASHUR

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Zjarri në zyrën e noterit në Sarandë/ A u dogj dosja e ish-prokurorit të Tiranës?

Zjarri në zyrën e noterit në Sarandë/ A u dogj dosja e ish-prokurorit të Tiranës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26

Presidenti i SHBA, Donald Trump, homologu i tij rus Vladimir Putin dhe ai kinez, Xi Jinping kanë publikuar një deklaratë...

Lexo më shumë
Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë

13:18 - 19/11/26
Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

12:58 - 19/11/26
Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura

Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura

12:14 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com