GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Spanja në Britani ilegalisht/ Si funksiononte grupi i falsifikatorëve, një polic mes të arrestuarve – Detajet

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Spanja në Britani ilegalisht/ Si funksiononte grupi i falsifikatorëve, një polic mes të arrestuarve – Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një efektiv policie është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “NOMADA”, që goditi një grup që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandimit të shtetasve.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi 2-vjeçar në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore me policinë spanjolle, tha këtë të premte në një eklaratë për mediat kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Në total, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokururosë ka caktuar 31 masa “arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.

26 prej masave janë ekzekutuar, ndërsa pesë janë shpallur në kërkim -prej të cilëve, 4 persona rezultojnë jashtë vendit, sipas policisë, ndërsa një tjetër dyshohet se ndodhet brenda territorit shqiptar.

“Në mes të personave të arrestuar është edhe një punonjës policie i nivelit zbatues”, tha Rrumbullaku në konferencën për mediat. Ai bëri me dije se GJKKO ka caktuar “arrest në shtëpi” për gjashtë persona, pa specifikuar nëse këto masa janë ekzekutuar. Më tej, shtoi se “në vazhdimësi të këtij procedimi penal janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa në Spanjë janë arrestuar 35 persona”.

Veprimet operacionale, sipas kryepolicit, u koordinuan edhe me homologët në Itali e Kosovë, ndërsa për realizimin e operacionit në Shqipëri u angazhuan rreth 500 forca policore në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak. Gjithashtu, ai përmendi edhe bashkëpunimin me SPAK, EUROPOL-in dhe Zyrën e Sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuaër të aksionit.

Gjatë operacionit u sekuestruan: 7 automjete; 1 laborator për falsifikimin e dokumenteve;  25 mijë euro;  20 mijë paund;  10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja;  1 armë gjahu; 10 laptop;  15 kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN;  sasi lëndësh narkotike; 47 aparate celulare;  1 aparat luminator; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme dhe 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh.

Skema

“Nga veprimet operative, gjurmuese dhe hetimore rezulton se, subjektet kryesorë kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht dokumenteve të BE-së, ku përfshihen pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke”, tha Rrumbullaku.

Më tej, shtoi se këto dokumente të falsifikuara, përdoreshin në një shkallë të gjerë, për dhënien ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, për të lehtësuar udhëtimin e migrantëve të parregullt shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, por jo vetëm.

Këto udhëtime kryesisht realizoheshin drejt aeroporteve spanjolle, veçanërisht atyre në Majorka, Madrid, Barcelona dhe Alikante. Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda zonës ‘Schengen’.

Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale.

Lexo edhe:

Grupi i falsifikatorëve, SPAK jep detaje/ Të implikuara dhe dy agjenci udhëtimi

“Nomada”, zbardhen emrat e të arrestuarve për trafikim emigrantësh

Etiketa: Britanifalsifikim dokumentashKryesore1spanjë

Lajme të lidhura

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit
Breaking Views

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!
Breaking Views

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Para
Lëkundjet e tërmetit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Deri më tani nuk raportohen dëme

Projektligji/ Kompanitë e armëve, 10 vjet pa taksa në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 23/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet, dopietë nga Mbappe

Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet, dopietë nga Mbappe

07:44 - 23/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Qershor 2026

07:36 - 23/06/26
Parashikohen vranësira të pakta, temperaturat arrijnë deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për sot, 23 Qershor 2026

07:33 - 23/06/26
Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişbets10grandpashabet giriş