GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ngjarja në Elbasan, Meta publikon pyetjet për institucionet: Çdokush që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet tani!

15:22 - 23/04/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ngjarja në Elbasan, Meta publikon pyetjet për institucionet: Çdokush që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet tani!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka mbajtur një qëndrim për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dy ditë më parë në Elbasan, që dyshohet për motive politike.

Meta bën 11 pyetje për këtë ngjarje teksa i kërkon disa institucioneve shqiptare, nga Policia, SPAK, Prokurorisë së Elbasanit dhe asaj të Përgjithshme të veprojnë dhe të ndëshkojnë çdokënd që ka shkelur ligjin.

Sipas Metës, vrasja e Elbasanit është më e rënda gjatë këtij procesi zgjedhor.

QËNDRIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z ILIR META PËR NGJARJEN TRAGJIKE NË ELBASAN

Kam ndjekur me shumë vëmendje, veprimet dhe reagimin e organeve ligjzbatuese për hetimin e ngjarjes tragjike, që ndodhi dy ditë më parë në Elbasan dhe që meriton të zbardhet urgjentisht, objektivisht dhe jashtë ndikimeve politike.

Ende organi i Prokurorisë dhe strukturat e Policisë së Shtetit, nuk kanë dhënë një version të plotë zyrtar dhe shterrues.

Janë disa pyetje, që kërkojnë përgjigje publike dhe të plota nga institucionet ligjzbatuese:

– A janë të përfshirë në këtë ngjarje, persona me precedentë penalë? Nëse po, cilët janë emrat e tyre si autorë të dyshuar për shkaktimin e saj? Përse Policia e Shtetit, nuk ka kryer ndalimin dhe shoqërimin e tyre?

– A janë këta persona të përfshirë në këtë ngjarje, të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës?

– A ka marrë organi i Prokurorisë dhe Policia e Shtetit, dëshminë e oficerëve të lartë dhe punonjësve të Policisë, që kanë qenë të pranishëm në ngjarje?

– Përse punonjësit e Policisë të pranishëm në ngjarje nuk kanë reaguar, për të neutralizuar përplasjen me armë dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë?

– Pse u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i krimit kur Policia ishte njoftuar dhe ishte aty?

– A ka qenë i mbuluar ambjenti publik apo ambjentet private me kamera të sigurisë? Nëse po, a është bërë kqyrja dhe sekuestrimi i menjëhershëm i materialit filmik në cilësinë e provës?

  • Sa kohë u është dashur organeve të zbatimit të ligjit të mbledhin këto materiale filmike?

– Nëse ka patur zvarritje, cilët janë përgjegjësit? Mos u është lënë kohë për të fshirë pamjet?

–  Vonesa të tilla, a janë tregues i mosveprimit me dashje nga ana e strukturave të veçanta brenda Policisë së Shtetit, për t`i lënë kohë personave përgjegjës të zhdukin çdo provë që bën të mundur zbardhjen e dinamikës së vërtetë të ngjarjes dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në këtë konflikt tragjik?

– A është Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në konflikt interesi, për kryerjen e këtyre hetimeve?

– A duhet Prokuroria e Posaçme (SPAK), të fillojë hetimet, pasi në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe funksionarë të lartë të shtetit dhe deputetë?

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, Zoti Drejtues i Prokurorisë SPAK, Zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

Në Republikën e Shqipërisë, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe duhet të japin llogari përpara tij!

Ndaj, me shumë përgjegjshmëri, ju kërkoj:

Të veproni menjëherë për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në të!

Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në këtë proces zgjedhor.

Çdo zvarritje, mosveprim, apo dëmtim i provave për këtë ngjarje, frymëzon më shumë elementët kriminalë në cenimin e procesit zgjedhor.

Vota e lirë dhe e ndershme dhe legjitimiteti i zgjedhjeve të 25 prillit nuk duhet të rrezikohet më tej nga këto fenomene!

Çdokush që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet tani!

Ju keni përgjegjësinë e plotë përpara popullit dhe ligjit për ta realizuar atë tani!

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Para
Basha nga Elbasani: Të dielën, 25 prill është dita të ndryshojmë të ardhmen tonë

Basha nga Elbasani: Të dielën, 25 prill është dita të ndryshojmë të ardhmen tonë

TË FUNDIT

Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve
Breaking Views

Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve

20:20 - 22/02/26

Ka përfunduar ndeshja Besiktas – Goztepe, java e 23-të në Superligën turke, teksa bardhezinjtë e Stambollit fituan me shifrat 4-0....

Lexo më shumë
(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26
Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

19:08 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com