GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Një person me kapuç më erdhi nga pas”, zbardhet dëshmia e të riut që u plagos në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
“Një person me kapuç më erdhi nga pas”, zbardhet dëshmia e të riut që u plagos në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Edis Reçajt mbrëmjen e djeshme në Shkodër në lagjen “Perash”. Mësohet se, 28-vjeçari, i cili mori një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush është autori i kësaj ngjarje.

“Një person me kapuç të zi në kokë më erdhi nga pas dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idenë se kush është autori që më plagosi. Nuk kam patur konflikte apo probleme me ndonjë person ndaj edhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”, deklaroi nga spitalit i plagosuri.

Pavarësisht kësaj dëshmie policia e Shkodrës ka dyshime se Reçaj është në dijeni të autorit të plagosjes, por nuk ka dhënë asnjë emër për faktin se ka dyshime se autori është një i njohur i 28-vjeçarit. I plagosuri ndodhej në trotuar bashkë me 3-4 persona të tjerë dhe dyshohet se njëri prej tyre në debat e sipër, në një konflikt të çastit e ka plagosur Reçajn.

Policia ka dyshime se autori mund të jetë njëri prej personave me të cilët ndodhej por nuk është përcaktuar ende se cili prej tyre. I plagosuri është nipi i shtetasit Edmir Alija, i cili u vra në vitin 2014 në Shkodër bashkë me shtetasin Edmond Batri ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.

Etiketa: deshmiaPlagosje

Lajme të lidhura

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

13:42 - 13/10/26
Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare
Aktualitet

Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare

13:12 - 13/10/26
Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë
Aktualitet

Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë

13:01 - 13/10/26
Para
Pavarësia nga gazi, çelësi i sigurisë gjermane

Pavarësia nga gazi, çelësi i sigurisë gjermane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

13:42 - 13/10/26

Studentët dhe të rinjtë kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare këtë të martë në orën 14:00, përpara Ministrisë së...

Lexo më shumë
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare

Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare

13:12 - 13/10/26
Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë

Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë

13:01 - 13/10/26
Ekzekutimi mafioz në Athinë/ Media greke: U krye nga banda shqiptare e ‘Titit’!

Ekzekutimi mafioz në Athinë/ Media greke: U krye nga banda shqiptare e ‘Titit’!

12:40 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com