GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pavarësia nga gazi, çelësi i sigurisë gjermane

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Pavarësia nga gazi, çelësi i sigurisë gjermane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria gjermane e pranon që klima dhe siguria kombëtare janë të lidhura me njëra tjetrën. Por deri tani kjo nuk ka mjaftuar për ta shkëputur Gjermaninë nga varësia prej naftës dhe gazit rus.

Forca e pushtimit rus, financuar nga shitja e gazit, qymyrit dhe naftës, tregon se furnizimi fleksibël dhe i pavarur me energji është çështje e sigurisë kombëtare. Dhe kjo siguri është e mundur vetëm nëse nuk mbështetet tek lëndët djegëse fosile dhe tek tregje të paqëndrueshme.

Varësia nga gazi rus do të mund të marrë fund përfundimisht vetëm në vitin 2024. Deri atëherë Rusia do të vazhdojë të furnizohet me mjetet financiare, që i duhen për luftën kundër Ukrainës. Koncerni shtetëror rus Gazprom, është furnizuesi më i madh me gaz i Rusisë dhe ka pasur vitin e kaluar të ardhura rekord. Të ardhurat që Rusia siguron nga nafta janë edhe më të mëdha. Sipas Transport & Environment, Europa paguan çdo ditë 285 milionë dollarë amerikanë për naftën ruse. Prej tyre, 65 milionë dollarë jepen cdo ditë nga Gjermania, importuesi më i madh europian i naftës ruse.

Ndalimi i rrjedhjes së këtyre rrymave të parave do të përbënte problem të madh për Rusinë e Putinit dhe do të rriste efektet e embargos amerikane të naftës. Asnjë vend tjetër në Europë nuk është aq i varur nga importet ruse, sa është Gjermania. Varësia nga furnizimet me energji prej Rusisë e pengojnë Gjermaninë të vendosë sanksione më të ashpra kundër Rusisë.

Po ashtu, varësia nga lëndët djegëse fosile shumëfishon rreziqet ekzistuese të sigurisë: Lufta rrezikon sigurinë energjetike gjermane, rrezikon të krijojë krizë të kostove të jetesës, dhe nxit dyshimin tek mirëqenia afatgjatë e vendit. Varësia gjermane nga importet e lëndëve djegëse ruse ndikon si përshpejtues zjarri në luftën e Ukrainës dhe vështirëson marrjen fund të saj.

SHBA do jetë partnere në diversifikimin e furnizimit me energji, por zgjidhjet afatshkurtra nuk duhet t`i venë vulën zgjidhjeve të së ardhmes në çështjet e furnizimit me energji. Me prioritet janë ulja pa humbur kohë e kërkesës për gaz duke rritur efiçiencën energjetike dhe heqja dorë me vendosmëri nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

Këto pakësojnë edhe rreziqet e mëdha nga ndryshimi i klimës: prej përmbytjeve, që kanë marrë disa jetë njerëzish tashmë në Gjermani, prej valëve të të nxehtit që goditën Europën verën e kaluar. Ndryshimi i klimës mund të nxisë tensionet sociale, politike dhe ekonomike dhe mund të destabilizojë shtetet edhe në ato vende ku nuk shkakton direkt konflikte.

Komisioni i BE ka njoftuar tashmë se do të reduktojë që këtë vit importet e gazit nga Rusia, me dy të tretat. Njëkohësisht ai do që të ngrejë dhe zgjerojë energjitë e rinovueshme, të nxisë inovacionet në sektorin e energjive të pastra si dhe të rrisë eficiencën energjetike. Green Deal europian, mund të kthehet në nxitësin kryesor të daljes nga kriza dhe krah lëvizjes pro-klimës, mund të gjejë mbështetje edhe në sektorin ushtarak. Organizata amerikane për sigurinë ushtarake ndërkombëtare International Military Council on Climate and Security (IMCCS) e ka kuptuar se Green Deal do të kthehet në forcën nxitëse të diplomacisë ndërkombëtare në fushën energjetike. Njëkohësisht, ne i bëjmë thirrje BE-së, që të ndjekë një qasje më të madhe integruese për sigurinë në çështjet e klimës:  Ndërthurja e masave të zhvillimit, diplomacisë dhe politikës së sigurisë me financimin e mbrojtjes së klimës është faktori vendimtar për stabilizimin dhe paqen e rajoneve të rrezikuara.

Rruga drejt furnizimit me energji pa përdorimin e fosileve ka filluar, nga Gjermania dëgjohen shumë sinjale shpresëdhënëse. Investimet e pashembullta në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes prej 100 miliardë eurosh, shoqëruar nga dhënia e 90 miliardë eurove të tjera për mbrojtjen e klimës (të cilat i shtohen 110 miliardë eurove të miratuara tashmë), janë sinjale pozitive që tregojnë se Gjermania është e ndërgjegjshme se me investimet për mbrojtjen e klimës investon njëkohësisht për paqen dhe stabilitetin.

Hapi tjetër ka të bëjë me vënien në lëvizje të të gjitha mjeteve për kthesën energjetike dhe nxitjen e inovacioneve në sektorët si mikrorrjetet ose teknologjitë më të mira për bateritë. Edhe nëse Gjermania do të kalojë një ditë tek energjia e gjelbër, do të vazhdojë të ketë nevojë për lëndët e para me rezerva të kufizuara si për shembull metalet e rralla, që zenë një vend të vogël por të rëndësishëm në teknologjitë e fitimit të energjive të renovueshme. Duhen parë me kujdes cilat janë mënyrat me të cilat konfliktet dhe shkëputjet e rrugëve tregtare shkaktojnë rrezikimin e zinxhirëve të furnizimit. Dhe duhen zvogëluar varësitë nga furnizuesit destruktivë të energjisë.

Bashkëpunimi transatlantik do të luajë një rol vendimtar. Roli drejtues i SHBA tek investimet në energjinë e gjelbër, si dhe marrja e shumicës për planet e Joe Bidenit për klimën, do të krijojnë sigurinë në treg, parakusht për ngritjen e energjive të erës dhe diellit dhe teknologjive për prodhimin e hidrogjenit të lëngshëm me rrugë të gjelbërta.

Dhe në vlerësimin e gjendjes së sigurisë, NATO duhet të trajtojë energjitë jo-fosile dhe uljen e emisioneve të dioksidit të karbonit, si shtylla të rëndësishme të sigurisë globale. Lufta në Ukrainë është katastrofë humanitare dhe tregon qartë rreziqet e Rusisë së Putinit për botën. Një reagim i vendosur i Gjermanisë për t`i dhënë fund varësisë nga lëndët djegëse fosile të Rusisë, mund të kthehet në katalizator për një zhvillim drejt një sigurie më të madhe gjeopolitike dhe në çështjet e klimës, në Europë dhe në botë./ DW

Etiketa: Gjermaniakerkon alternativavaresia nga gazi rus

Lajme të lidhura

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën
Botë

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë
Botë

Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë

15:29 - 05/06/26
Para
Negociatat, mediat e huaja: Shqipëria pritet të marrë “dritën jeshile” në qershor

I premtoi në mars, Rama për satelitët: S'e kam unë në dorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë
Breaking Views

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26

AF Elbasani ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të tyre, Fation Bunjaku. Shqiptari nga Kosova...

Lexo më shumë
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom