GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka: Sot më shumë se kurrë, na duhet Rezistenca e kryengritësve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Noka: Sot më shumë se kurrë, na duhet Rezistenca e kryengritësve

Flamur Noka

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ishte i pranishëm në ceremoninë e nderimit të 78 vjetorit të kryengritjes së Postribës kundër komunizmit.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, Noka tha se ‘rezistenca e vizioni i kryengritësve të Postribes na duhet sot më shumë se kurrë. Re e zeze është dhe kjo e Edi Ramës. Një njeri që ka ngritur narko-shtet e sundon me krimin, kudo, dhe në Shkodër’.

Noka thekson se ndryshimi është në mendjen dhe në zemrën e shumicës së shqiptarëve dhe duhet vetëm kurajoja e vendosmëria e PD për të mos e lejuar Edi Ramën që ta bllokojë me dhunë këtë aspirate.

Deklarata e plotë:

Kryengritja e Postribës është një nga lëvizjet që i ka dhënë më shumë nder e krenari pasi  burra si Jub Kazazi e Osman Haxhia, kuptuan se çfarë reje e zeze po i vinte Shqipërisë.

Kuptuan se po dorëzohej liria, dinjiteti, tradita, feja, jeta, çdo gjë, në duar gjakatarësh.

Ata burra patën kurajën të mos pajtoheshin, patën kurajën ta shpërfillin, t’i qëndronin përballë murtajës, për të ruajtur lirinë e dinjitetin.

Ne sot duhet ta ushqejmë këtë të vërtetë, sepse një regjim,  njësoj i rrezikshëm, njësoj i ashpër, njësoj poshtërues, po kërcënon shqiptarët.

Rezistenca e vizioni i kryengritësve të Postribes na duhet sot më shumë se kurrë.

Re e zeze është dhe kjo e Edi Ramës. Një njeri që ka ngritur narko-shtet e sundon me krimin, kudo, dhe në Shkodër.

Ai sjell si vlerë e model korrupsionin e banditët.

Ai ka njësoj propagandën si regjimi komunist, ku mohon realitetin e varfërisë e shpopullimit, e manipulon sikur këtu po ndodh mrekullia.

Shpall armiq e sulmon e damkos këdo që nuk mendon si ai.

Kontrollon drejtësinë e nxit procese persekutimi ndaj kundërshtarit.

Njëlloj si atëherë, ai nuk lejon votën. E blen votën, dhe shantazhon qytetarët me vendet e punës, me ndihmën ekonomike, dhe me trafikantët e vrasësit që ka në shtabet elektorale.

Ndaj Postriba sot kushtrim.

Rezistencë e përballje kudo, në çdo fshat e qytet, për ta kthyer vendin ne shinat e demokracisë e shtetit ligjor.

Duhet sakrificë.

Unë jam i bindur se kjo forcë gjendet këtu, gjendet në Shkodër, e në çdo cep të Shqipërisë. Askush nuk është gati të heqë dorë nga nderi e dinjiteti, nga liria dhe ato vlera që i fituam pas vitit 90, për interesat e pushtetin e Edi Ramës, qe ai dhe të korruptuarit e kriminelet që e rrethojnë të pasurohen edhe më shumë.

Askush nuk është gati të vazhdoje edhe një ditë më shumë ky eksperiment që solli varfëri, krim, droge, e largim e shkretim të vendit.

Ndryshimi është në mendjen dhe në zemrën e shumicës së shqiptarëve. Duhet vetëm kurajoja e vendosmëria jonë për të mos e lejuar Edi Ramën që ta bllokojë me dhunë këtë aspirate.

Dhe nuk do ta lejojmë. Me çdo mjet, me çdo mundësi, me çdo sakrificë që duhet.

Vetëm kështu i nderojmë martirët që deshën Shqipëri të lirë dhe europiane.

Vetëm kështu nderojmë kryengritësit e lavdishëm të Postribës.

Rrugë tjetër nuk ka.

Ne do t’ia dalim!

Etiketa: flamur nokaNokaPD

Lajme të lidhura

“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza
Breaking Views

“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

10:45 - 25/10/26
The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama
Breaking Views

The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama

10:00 - 25/10/26
Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar
Breaking Views

Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

09:48 - 25/10/26
Para
Trafikuan 585 kg kokainë, dënohen me burgim të përjetshëm 4 shqiptarët në Selanik – Emrat

Trafikuan 585 kg kokainë, dënohen me burgim të përjetshëm 4 shqiptarët në Selanik - Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, pjesëtar i...

Lexo më shumë
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

10:53 - 25/10/26
“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

10:45 - 25/10/26
The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama

The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama

10:00 - 25/10/26
Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

09:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com