GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për kritikat e tij ndaj lidershipit të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Salianji komentoi edhe deklaratën e Berishës. Ky i fundit ka thënë se Salianji, gjatë një takimi në banesën e tij, i kishte thënë se duhet të firmoste, për të dalë nga burgu, një deklaratë se nuk do e vriste Fatmir Xhafajn.

Në përgjigjen e tij, Salianji u shpreh se kjo është vetëm një shpifje. Ai shtoi se nuk ka zgjedhur që të godasë as Berishën e as ndonjë figurë tjetër të Partisë Demokratike nën brez, duke shtuar se nëse vijohet me biseda që janë private, mund të nxjerrë shumë “të palara” sheshit.

Salianji deklaroi se Partia Demokratike nuk është pronë private. Ai tha se ka të gjithë të drejtën e botës, që të kandidojë për kryetar të PD-së.

“Kam qenë në shtëpinë e Berishës kur kam qenë me leje. Diskrecioni është pjesë e burrërisë. Kur përhap çfarë diskutohet në shtëpi nuk është normale, se çfarë diskutohet në një banesë mbetet në shtëpi. Këto janë biseda të shpikura. Është një deklaratë e shpikur. Është njësoj sikur të them unë sot që do vras Ajatullahun. Nëse duan të bëjnë biseda tavolinash, mund të hap disa biseda të tjera. Kjo deklaratë e Berishës ishte një turp.

Unë po kërkoj garë. Garat e bashkojnë partinë. As presioni e as kërcënimi nuk ecën me mua. Ka që më 2022 që Berisha tha se nuk më vjedhin zgjedhjet dhe ia vodhën. PD është e lidhur me elementë të Partisë Socialiste. Këta janë bashkë. Neni i PD-së thotë se nëse Partia Demokratike nuk fiton zgjedhjet, kryetari ikën. Por unë as këtë nuk po i them, por po i them që më lejo të jem kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, se kjo është absurde, që nuk kandidonkam dot.

Patjetër që unë do të jem në garë për kryetarin e Partisë Demokratike. Është një ndarje mendimesh me Sali Berishën, sepse unë nuk jam marrë personalisht me askënd. PD, kështu siç është, nuk fiton dot. Më akuzojnë se jam kapur, por unë jam njeri që kam lirinë, dhe në burg kam qenë më i lirë se këta që janë jashtëe  që rrinë si skllevër.

Koha do të tregojë se kush ka të drejtë. Nuk jam i kapur nga askush, as nga PS e as nga askush. Unë dua që PD mos të jetë pronë private, por në parti të ketë garë. Si vetë-përjashtoheshkam unë? Çfarë është ky vetë-përjashtim? Berisha ka thënë se do zgjidh problemet që kam me SHBA-të dhe nuk ka zgjidhur asgjë”, u shpreh Salianji.

Etiketa: berishaKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali
Aktualitet

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

16:24 - 25/07/26
Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan
Aktualitet

Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

14:53 - 25/07/26
Sekuestrohet drogë dhe tritol në Kakavijë, trafikantët ia mbathin në pyll
Aktualitet

Doganierët grekë në grevë, të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:46 - 25/07/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Messi këshillon Lamine Yamal: E ardhmja e futbollit i përket brezit tuaj
Sport

Messi këshillon Lamine Yamal: E ardhmja e futbollit i përket brezit tuaj

16:42 - 25/07/26

Pas finales së Kupës së Botës 2026, Lionel Messi dhe Lamine Yamal u panë duke shkëmbyer një përqafim dhe disa...

Lexo më shumë
Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

16:24 - 25/07/26
“Thahet” Danubi, dalin në sipërfaqe anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore

“Thahet” Danubi, dalin në sipërfaqe anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore

15:28 - 25/07/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump: SHBA po negocion me Iranin, por Teherani ende nuk është gati për marrëveshje

15:06 - 25/07/26
Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

14:53 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com