GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Nuk e kthyem Vlorën në kryeqytet të festave”, jep dorëheqjen kreu i operatorëve turistikë për jugun

20:17 - 01/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk e kthyem Vlorën në kryeqytet të festave”, jep dorëheqjen kreu i operatorëve turistikë për jugun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë për jugun ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Sipas tij, arsyeja e dorëheqjes ka ardhur pasi s’kanë mundur ta shpallin Vlorën kryeqytet të festimeve për 28-29 Nëntorin dhe festat e fundvitit.

“Në biznes kam drejtuar përherë me përgjegjësi, përgjegjësi ndaj atyre që më besojnë pra klientëve dhe përgjegjësi për ata që i quajmë familje dhe që janë stafi ynë. Por më shumë përgjegjësi për ata çfarë përfaqësoj që është biznesi dhe shtëpia e madhe, Vlora. 

Gjithmonë kam qenë në pararojë të ndryshimit, kam kërkuar më të mirën , kam ndihmuar dhe jam përpjekur që turizmi në Vlorë të jetë si e meriton, elitar. Kam qenë edhe kritik, si sot… kur kërkoj dhe besoj se me të drejtë duhet të kishim qenë destinacioni kryesor për festa. Por, marketingu i përgjithshëm për qytetin, agjendën festive nuk eci njësoj as me përpjekjen tonë individuale si biznese dhe as me  promovimin e destinacionit që bënë qytete të tjera, më të vegjël se Vlora dhe më pak të lidhur me tematikën Historike.

Meritonim të ishim të parët dhe s’ia dolëm. Për këtë ndihem fajtor që ne si biznese nuk investuam sa duhet, nuk kërkuam sa duhet nga bashkia, nuk arritëm të jemi kryeqyteti i Shqipërisë në Nëntor. Ndaj, marr përgjegjësi të plotë dhe jap dorëheqjen nga kreu i shoqatës së Unionit Turistik për Jugun” ” – shprehet Bedinaj.

Ai më tej shprehet se me këtë dorëheqje, për punët e parealizuar dhe projektet e lëna në mes, të jetë shembull se si njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

“Shpresoj që për punët e parealizuara, për projektet e lëna në mes, për të treguar përgjegjshmëri për qytetin dhe atë çfarë përfaqësojnë, t’iu kem dhënë edhe të tjerëve një model,  si të largohesh denjësisht. Të tërhiqesh nuk është turp, turp është të dëmtosh me vetëdije e të mos pranosh të ikësh edhe kur nuk po bën asgjë.  Dorëheqja është nder!”

Dorëheqja i është depozituar Unionit të Turizmit Shqiptar dhe anëtarësisë në Vlorë më 29 Nëntor, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri. Zgjedhjet e reja do të mbahen më 22 Dhjetor.

Etiketa: doreheqjefestatkreuKryeqytetOperatoret TuristikeVlora

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Valoni shfaqet i shqetësuar: Nuk mund të hyj mes jush

Valoni shfaqet i shqetësuar: Nuk mund të hyj mes jush

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com