GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nuk i ndahet gafave/ Pasi ngatërroi Macron, Biden harron edhe…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk i ndahet gafave/ Pasi ngatërroi Macron, Biden harron edhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan, Joe Biden, u bë edhe një herë viral në rrjet. 24 orë pas gabimit të tij me Francois Mitterrand – ai pretendoi se kishte folur me të pas zgjedhjes së tij si President (duke e ngatërruar me presidentin francez Emmanuel Macron), Biden ka harruar edhe emrin e Hamasit.

Presidenti i SHBA-ve u duk i përhumbur dhe nuk mundi të përfundonte fjalinë e tij.

“Ka një lëvizje, dhe unë nuk dua, nuk dua, dua të shikoj fjalët e mia…”, tha ai kur u pyet për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, duke dalë huq në tentativën për të kujtuar emrin e krahur të armatosur të palestinezëve.

“Ka një lëvizje, ka… Një përgjigje nga…” vazhdoi ai, duke pushuar sërish për të humbur shikimin gjetkë.

“Ka një përgjigje… nga… kundërshtarët, por…”, vazhdoi sërish Biden duke i lënë gazetarët të hutuar. Disa sekonda më vonë ai pa në të majtën e tij, ndërsa dëgjoi një nga bashkëpunëtorët e tij duke i thirrur emrin e Hamasit.

“Po, nga Hamasi, më falni…”, u kujtua më në fund të thoshte Presidenti.

Menjëherë pas kësaj gafe të presidentit reagoi demokrati Dean Benson Phillips, i cili konkurron në garën e brendshme të demokratëve për zgjedhjet presidenciale.

“Në vitin 2016, Joe Biden mori vendimin e gabuar duke mos kandiduar dhe në 2024 ai po merr vendimin e gabuar duke qenë kandidat. Më shqetëson, por dikush në Uashington duhet të jetë i sinqertë dhe të thotë atë që di i gjithë vendi. Krahasoni praninë e tij në konferencën e 2016-ës me foton e sotme dhe më pas mendoni se si do të jetë ai 5 vjet në të ardhmen”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Unë kritikohem që jam i sinqertë dhe flas me zë të lartë atë që pëshpëritet. Unë e admiroj presidentin tonë. Unë votova për të dhe e mbështeta në zgjedhjen e tij. Ai vizitoi shtëpinë time dhe ishte i mrekullueshëm për familjen time, si dhe për vendin tonë. Por turp për të gjithë ju që pretendoni se gjithçka është në rregull. Ju po na çoni – dhe po e çoni atë – në një fatkeqësi dhe ju e dini mirë këtë”, shtoi Phillips.

Vlen të theksohet se së fundmi janë shtuar zërat brenda demokratëve që kërkojnë tërheqjen e Biden nga gara presidenciale, ndërkohë që ka zëra sipas të cilave Michelle Obama është e interesuar të jetë kandidate.

Etiketa: BidenHamasharresa

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

15:08 - 26/09/26
Hakerat sulmojnë edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Botë

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

14:14 - 26/09/26
Para
“Gjuhë urrejtjeje ndaj Belerit”, Dule akuza Ramës: Po rrëmben pronat

Dule: Opozita nuk fiton pa Berishën, ja hapat që duhen ndjekur për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane...

Lexo më shumë
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com