GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk ka asnjë provë që e lidh me fushën e tenderave”, avokati i Ergys Agasit: Ndodhet jashtë për punë

12:55 - 23/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk ka asnjë provë që e lidh me fushën e tenderave”, avokati i Ergys Agasit: Ndodhet jashtë për punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Maks Haxhia është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të marrë kopje të dokumentacionit lidhur me dosjen e klientit të tij, Ergys Agasi. Gjatë një prononcimi për mediat, Haxhia bëri me dije se shumë informacione nga dosja janë përhapur në media, ndërsa as ai dhe as Agasi nuk e kanë marrë ende materialin zyrtar.

Ai theksoi se në dokumentacion nuk ka prova që lidhin Agasin me aktivitetin e tenderave apo me rrëmbimin e një personi. Sipas avokatit, klienti i tij ndodhet jashtë vendit për të përfunduar një marrëveshje biznesi dhe planifikon të vetëdorëzohet sapo të kthehet në Shqipëri. Haxhia shtoi se publikimi i të dhënave nga SPAK, para se të dorëzohen palëve të përfshira, krijon keqinterpretim dhe mund të përdoret politikisht nga opozita.

Ai gjithashtu mohoi lidhjet e Agasit me emërime apo tendera, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë që e implikon atë në çështjen e rrëmbimit të Gerond Meçes, personi që sipas hetimeve ishte kërcënuar për t’u tërhequr nga ankimimet për tenderat.

“Për t’i thënë prokurorisë se para se t’ia japë medias, t’ia japë personit në hetim dhe avokatit, që ti tregojmë ne opinionit publik që është mbarsur me një gjueti shtrigash dhe në një moment që po shfrytëzohet nga politika duke e paraqitur Agasin si kryeministër në hijë gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Zoti Agasi nuk është ndonjë person i punësuar në shtet, ai është një person që ushtron veprimtari biznesi. Me aq sa e njoh unë nuk ka në kodin penal që duhet të akuzohesh për iniciativën e lirë.

Agasi nuk ka asnjë aplikim në tenderat e AKSHI-t. Ai nuk e ka në objektin e veprimtarisë së tij. Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat e buxhetit. Nuk ka asnjë veprimtari të paligjshme.

Sa i takon filmimeve, atje është një instrument sigurie, pasi Agasit i është tentuar di vidhet biznesi. Klienti im nuk është larguar, ai është jashtë shtetit për të lidhur një marrëveshje. Kur të kthehet do të mbajë qëndrimin e vet. SPAK nxjerrjen e këtyre të dhënave e komprompeton. Nuk e njeh fare personin që është marrë peng”, tha avokati Maks Haxhia, duke iu referuar Gerond Meçen, i cili u mor peng dhe u kërcënua që të hiqte dorë nga ankimimet për tenderat.

Etiketa: agasiavokat

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Para
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Lexo më shumë
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com