GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk ndalet krimi mjedisor në vend/ Alpet Shqiptare drejt shpyllëzimit, drutë prihen pa kriter

21:18 - 05/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk ndalet krimi mjedisor në vend/ Alpet Shqiptare drejt shpyllëzimit, drutë prihen pa kriter
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alpet Shqiptare, zona e shpallur e mbrojtur në Janar të këtij viti është shkatërruar nga prerja masive  e pyllit pa kriter.

Pamjet që Fiks fare treguan qartë rrafshimin e pyllit  nga Malësia e Kelmendit deri në Bjeshkët e Janicës e Morinës.  Panorama të lë pa fjalë!  Kamiona pa targa që ngjiten në mal ,stiva me dru të prera pa fund ,zhurma e motorsekave që presin pyllin pa kriter, rrugë dhe fusha të krijuara nga shpyllëzimi në malet e Kelmendit mes fshatit Lëpushë dhe Vermosh,  të njohura nga të gjithë si fshatra turistik.  Gjatë gjithë udhëtimit prej më shumë se katër orësh për t’u ngjitur në mal gazetarët e Fiksit përballen me stiva të druve të prerë. Në rrugë nuk mungojnë as makina të përshtatura për ngarkesë me targa të huaja. Brenda automjetit gazetarët nuk gjejnë njeri.  Në gjatësinë  e rrugës hasen në stiva të tjera drush të prera e të stivosura gati për transportim. Kësaj radhe përreth ka edhe njerëz dhe kamion që presin të ngarkohen.

Në shpatin përballë fshatit Vermosh dëgjohen zhurmat e motorsharrave që presin drutë e pyllit. Gazetarët xhirojnë me dron duke kapur momentin e prerjeve të druve të pyllit. Njerëzit që presin pa kriter pyllin pikasin gazetarët dhe me vrap shkojnë drejt tyre.  Për të dalë nga situata një prej tyre u thotë se është i pajisur me leje nga Bashkia e Malësisë së Madhe për prerje dhe drutë ja çon bashkisë. Gazetarët i kërkojnë t’u tregojë zonën se ku i presin drutë, pasi ato duhet të jenë të damkosura nga inspektorët e pyjeve para se të priteshin. Ai pranon t’i çojë gazetarët në zonën ku i ka prerë drutë, por kur mbërrijnë në vend personi u pohon gazetarëve që nuk ka leje për prerjen e pyllit. Gjithashtu u thotë se pas tij fshihet një njeri që “më mirë mos e ditë kush është”. Pranon gjithashtu se kamionët  janë në pronësi të tij  e janë me probleme në prokurori. “Faji është i gjithë imi ,e di që jam për burg” u shprehet ai gazetarëve “kamionët janë pa targa dhe drutë i shes nëpër fshatra”.

Gazetarët e Fiksit i drejtohen anës tjetër të malit, nga Lëpusha drejt Bjeshkëve të Jeshnicës dhe Morinës.  Por lajmi ka marrë dhenë për  prezencën e tyre në Aple  dhe për t’i penguar  shfrytëzuesit e pyllit u bllokojnë rrugën me një  mjet fuoristradë. Nga idetifikimi që gazetarët i bëjnë targës rezulton se mjeti është në pronësi të një personi, i cili është i identifikuar nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, si person që pret pyjet. Gazetarët presin deri sa rruga të hapet në momentin kur aty kalon një kamion me bar. Gazetarët pas hapjes së rrugës vazhdojnë rrugën ku në të gjithë  shpatin hasin  prerje masive të pyllit.  Në majë të bjeshkëve mes Morinës dhe Jeshnicës  gazetarët gjejnë një kamion të parkuar dhe pa targa. Pak metra me tej një fadromë pa targa hap rrugët e pyllit dhe gjithë sipërfaqja përreth saj është e prerë.

Nga pamjet e sjella nga Fiksi edhe me dron, “mushkëritë” e vetme shqiptare janë drejt shfarosjes.

Etiketa: Alpet Shqiptareshpyllezim

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Einxhel Shkira emocionon me fjalët për fëmijën që do të sjellë në jetë

Einxhel Shkira emocionon me fjalët për fëmijën që do të sjellë në jetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com