GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuri Belba i jep 45 milionë lekë Luan Kaprit për të çuar plehrat tek inceneratori që nuk punon

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuri Belba i jep 45 milionë lekë Luan Kaprit për të çuar plehrat tek inceneratori që nuk punon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Inceneratorët që dolën si nyje e korrupsionit vazhdojnë të jenë burim tenderash për kryebashkiakët, pavarësisht se nuk janë në funksion. Në këtë situatë kryebashkiaku i Prrenjasit, Nuri Belba, vazhdon të bëjë shpenzime me pretendimin që po pastron qytetin dhe plehrat i dërgon në inceneratorin e Elbasanit.

Fillimisht sqarojmë se përmes këtij tenderi Belba po merr para shtesë për qytetarët pavarësisht milionave që paguhen për pastrimin, mbledhjen dhe depozitimin e plehrave të qytetit.  Dërgimi i plehrave në incenerator ka dalë si shpenzim shtesë pas urdhrit të qeverisë që të gjitha bashkitë e qarkut t’i çojnë mbetjet në Elbasan.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Transporti i mbetjeve urbane për në Incenerator (Elbasan)’.

Dhe kjo kontratë që  mbulon vetëm 6 muaj u kushton qytetarëve të Prrenjasit 46 milionë lekë.

Prokurimi është shpallur me 12 qershor 2024 dhe me 24 qershor është mbyllur afati për dorëzimin e ofertave. Është lënë vetëm 12 ditë kohë pasi duket që Belbës i ka mjaftuar oferta që ka dorëzuar kompania REJ” shpk, në pronësi të Luan Kaprit.

Normalisht tenderi duhej anuluar për mungesë konkurrence, por  Belba vendosi t’ia falë kontratën Kaprit dhe më datë 8 korrik 2024 është publikuar dokumenti në sistem dhe Agjencia e Prokurimeve Publike ka vazhduar me regjistrimin normal të saj. Ndërkohë Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Inceneratori nuk është në funksion

Kujtojmë se në dhjetor 2023, kompania Eco-Elb që administron Inceneratorin e Elbasanit deklaroi në një përgjigje me shkrim për këshilltarët bashkiakë të opozitës se impianti kishte punuar me ditë dhe nuk kishte prodhuar energji elektrike gjatë vitit 2023.

“Impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë, ndërsa për vitin 2023 ndezja e impiantit u realizua në muajin prill dhe vazhdon funksionimi i tij. Gjatë kësaj kohe, (prill-shtator 2023) janë shfaqur defekte, të cilat kanë çuar deri në fikje të detyruar të impiantit,” thuhet në dokument. Dhe qysh nga 21 dhjetori i vitit të kaluar, inceneratori është i fikur.

Dokumenti tregon gjithashtu se sasia e mbetjeve të depozituara në landfill e ka tejkaluar kapacitetin e këtij të fundit, duke krijuar mal me plehra që vështirë të zhduket.

Ky është mali me plehra që është krijuar aktualisht pranë inceneratorit të Elbasanit.

Mbetjet e bashkive të qarkut që po grumbullohen pranë landfillit po lartësojnë malin e plehrave të patrajtuara. Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara. Aktualisht, ky impiant është i vetmi që ka përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Eco-Elb që administron inceneratorin prej dhjetorit të vitit 2021 (përmes një kontrate qiraje me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK.)

Vitin e kaluar, impianti i Elbasanit ka pranuar nga Bashkitë e Qarkut një sasi mesatare mujore mbetjesh prej 3 936 ton në muaj, apo 47 mijë ton me mbetje.

Pra, tenderi i Nuriut duket që është bërë thjesht për t’i dhënë këtë fond biznesmenit Luan Kapri, sepse për momentin nuk është e domosdoshme të bëhet ky shpenzim. Paratë, më mirë do të përdoreshin për sistemimin e vend depozitimit të plehrave në Prrenjas. Sipas dokumenteve, kompania përfituese e tenderit duhet të transportojë me një kamion 1460 ton plehra të grumbulluara në Prrenjas.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: abuzimElbasaninceneratoriNuri Belbared flagTEDNER

Lajme të lidhura

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Para
Dhunoi djalin me sende të forta, pranga babait në Lushnjë

Postuan në rrjetet sociale video “me natyrë seksuale me fëmijën e 2 vjeç”, arrestohet çifti në Lushnje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës

13:22 - 07/08/26

Nga sot hyjnë në fuqi disa ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra për...

Lexo më shumë
Humbën jetën në aksidentin tragjik nënë e bir nga Shqipëria! Ishin nisur për në punë, por fati i kishte rezervuar udhëtimin e fundit

Humbën jetën në aksidentin tragjik nënë e bir nga Shqipëria! Ishin nisur për në punë, por fati i kishte rezervuar udhëtimin e fundit

13:16 - 07/08/26
SafeJournalists kundër rregullores së re të GJKKO-së: Rrezikon të kufizojë lirinë e medias

SafeJournalists kundër rregullores së re të GJKKO-së: Rrezikon të kufizojë lirinë e medias

12:45 - 07/08/26
Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për kërkimin shkencor

Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për kërkimin shkencor

12:18 - 07/08/26
Përjashtimi nga TVSH-ja për armët, Tabaku: Skemë privilegjesh e krijuar për KAYO-n

Përjashtimi nga TVSH-ja për armët, Tabaku: Skemë privilegjesh e krijuar për KAYO-n

12:14 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com