GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nxitje inovacioni? Veliaj shpenzon 180 mln lekë për stilolapsa, fletore dhe katering

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Madje në këtë tender, Veliaj është kujdesur që të sigurojë fletore dhe stilolapsa për nxënësit, por më së shumti kafe dhe katering për stafin që do të zhvillojë trajnimet. 

Madje në këtë tender, Veliaj është kujdesur që të sigurojë fletore dhe stilolapsa për nxënësit, por më së shumti kafe dhe katering për stafin që do të zhvillojë trajnimet. 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U harruan abuzimet me milionat që u janë dhënë “start-up”-eve për teknologji, u vjetrua pa filluar qendra TUMO te Piramida, tani Veliaj po planifikon trajnime në gjimnaze për të nxitur inovacionin! Mjafton të gjesh fjalën trendi apo hashtagun e duhur dhe paratë xhirojnë! Nuk e dimë se kur do të zhvillohen këto trajnime sepse shkolla po mbaron, por Bashkia Tiranë ndoshta do bëjë kurse verore për IT.

Do të shpenzohen 180 milionë lekë që nxisin inovacionin tek të rinjtë! Për këtë Erion Veliaj ka mbyllur me datë 25 maj 2023 tenderin me objekt ‘Programi i nxitjes dhe rritjes së kapaciteteve të të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit’.

 

Në pikëpamjen e parë te jepet përshtypja se do të krijohet një qendër ku të rinjtë do të trajnohen në praktikë për fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Po, në fakt në dokumentet standarde shohim se do të jenë më shumë trajnime teorike në shkolla, kur nxënësve do t’u flitet për zhvillimet teknologjike.

Madje në këtë tender, Veliaj është kujdesur që të sigurojë fletore dhe stilolapsa për nxënësit, por më së shumti kafe dhe katering për stafin që do të zhvillojë trajnimet.

Kështu, 180 milionë lekë Bashkia Tiranë do t’i shpenzojë  për lapsa, fletore, kafe, biskota, qumësht, çaj, ëmbëlsira dhe transportin e stafit.

Sigurisht edhe për një fotograf që t’iu bëjë fotot për Facebook, Instagram dhe Tik -Tok.

Gjithmonë, nëse do të zhvillohen këto trajnime, sepse kontrata fillon që në këtë muaj dhe përfundon në maj të viti 2024. Praktikisht shpenzimet për muajin qershor, korrik gusht do të ikin dëm! Sepse shkolla rinis në muajin shtator.

Tenderi “Red Flag”

Abuzimet në këtë kontratë nuk kanë fund. Sepse sikur ka vepruar me çdo projekt tjetër, Veliaj kishte paracaktuar vetë se kush do të ishin fituesit e 180 milionë lekëve.

Sikur duket në dokument për këtë tender janë paraqitur dy oferta. Por, njërën prej tyre Veliaj e ka skualifikuar që në fazën e parë. Kështu, për në fazën e dytë ka kaluar vetëm oferta e bashkimit të operatorëve “PIK” sh.p.k, & “OPTIMA COMMUNICATION” sh.p.k, me vlerë 162 milionë lekë.

Duke mbetur pa konkurrencë, kjo ofertë u shpall fituese pa garë fare. Automatikisht ky prokurim u klasifikua në tenderët abuzivë nga Open Data Albania. Shtohet kështu lista e aferave nga Bashkia Tiranë, e cila shpenzon për shërbime që nuk kryhen.

Lexo edhe: Mandati i ri, suvenire të reja, Veliaj i fal pa garë 30 milionë lekë Spiro Ruços

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, Kushi: Ka shkelje të rënda

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, Kushi: Ka shkelje të rënda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Breaking Views

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26

Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën...

Lexo më shumë
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com