GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama sulmon sërish protestuesit: Sorra dhe korba bulevardi

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Rama sulmon sërish protestuesit: Sorra dhe korba bulevardi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave që prej 38 ditësh po zhvillohen në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Gjatë një inspektimi në stadiumin ku pritet të mbahet koncerti i reperit amerikan Kanye West, kreu i qeverisë kritikoi ashpër protestuesit.

Rama i cilësoi ata si “sorra dhe korba bulevardi”, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se shteti shqiptar ka shpenzuar dhjetëra milionë euro për organizimin e koncertit.

Sipas tij, qeveria ka ndërhyrë vetëm me një fond prej 4 milionë eurosh për të garantuar zhvillimin e aktivitetit, ndërsa organizimi i koncertit është marrë përsipër nga një grup privat me partnerë shqiptarë, gjermanë dhe turq.

“Ky është një event i organizuar nga grupi privat. Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra milionë euro, siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë euro që të garantojmë ardhjen e mijëra njerëzve që kanë prerë bileta nga mbi 80 shtete të botës”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se organizimi i eventeve të tilla sjell përfitime të rëndësishme ekonomike për vendin, veçanërisht për kryeqytetin, pasi vizitorët kontribuojnë në rritjen e aktivitetit në sektorët e turizmit, hotelerisë dhe shërbimeve.

“Këto nuk janë shpenzime, por investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa. Le të hidhen përpjetë ata që nuk duan”, u shpreh Rama.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej më shumë se një muaji, ndërsa organizimi i koncertit të Kanye West ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik për koston dhe përfshirjen financiare të shtetit.

Etiketa: KryeministriKryesore1ofendimprotestuesit

Lajme të lidhura

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar
Breaking Views

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Para
Grabitja e 990 mijë eurove në Rinas, Apeli i Posaçëm lë në fuqi “arrestin në burg” për Aleks Pepën

Grabitja e 990 mijë eurove në Rinas, Apeli i Posaçëm lë në fuqi “arrestin në burg” për Aleks Pepën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com