GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fiton oferta më e shtrenjtë/ Jorgo Goro i fal 166 mln lekë vëllezërve Ibrahimi

15:30 - 05/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fiton oferta më e shtrenjtë/ Jorgo Goro i fal 166 mln lekë vëllezërve Ibrahimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “ED KONSTRUKSION” SHPK, pronë e vëllezërve Alfred dhe Eduart Ibrahimi po hyn në listën e të preferuarave të bashkive socialiste. Ndërkohë duke fituar kontrata thuajse pa garë, vëllezërit janë shënjuar me “flamuj të kuq” të ngulur në çdo tender. Kjo firmë fiton gjithmonë me ofertat më të shtrenjta në punët publike të bashkive. Ky fakt pasqyrohet në kontratën e fundit që është lidhur me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Tenderi është publikuar në buletinin e datës 27 mars 2023 në APP , ku bien menjëherë në sy shkeljet që janë bërë.  Së pari, Goro do të hedhë 166 milionë lekë me objektin “Rikonstruksion i rrugës panoramike Pilur”. Por nga ofertat më poshtë do të shohim se kjo punë mund të bëhet edhe me më pak shpenzime.

Në fakt, vëmendja e Goros nuk është tek rruga, por tek milionat që mund të përvetësojë përmes tenderit. Prandaj dhe ka gjetur bashkëpunëtorë të mirë për këtë aferë sikur është  “ED KONSTRUKSION” SHPK.

Punimet në këtë rrugë pritet të zgjasin deri në shtator të këtij viti. Dhe gjatë kësaj kohe vëllezërve Ibrahimi do t’iu lëvrohen 166 milionë lekë për një shtresë asfalt e disa vija të bardha që do të bëjnë në këtë rrugë.

Kompania fituese ka paraqitur ofertën me vlerë rreth 135 milionë lekë, fakt ky që tregon se Goro po planifikon para me tepricë. Gjithsesi nga shqyrtimi i ofertave të tjera, konstatojmë se oferta e “ED KONSTRUKSION” është më e shtrenjtë, pasi ka edhe oferta me vlerë 126 milionë lekë,  130 milionë lekë si dhe 114 milionë lekë. Pra me një diferencë 52 milionë lekë nga fondi limit dhe 21 milionë lekë diferencë nga oferta fituese. Me këto lekë, ndoshta mund të rikonstruktohej edhe një rrugë tjetër në Himarë, me po të njëjtën gjatësi.

Kush është fituesi?

Po, Jorgo Goro nuk i merr parasysh rregullat, kur bëhet fjala për vëllezërit Ibrahimi, të cilëve në kohën e “Rilindjes” përfitimi i tenderëve iu ka ecur më mbarë. “ED KONSTRUKSION” SHPK është një kompani tipike që vepron në këtë mënyrë duke fituar tenderë pa garë me çmime mbi 95% të fondit limit.

Sipas të dhënave nga Open Data Albania, kompania në fjalë merr tenderë kryesisht nga bashkitë për ndërtim rrugësh, ujësjellësish apo shkollash. Me fokus në bashkinë e Tiranës dhe atë të Sarandë. Ndërkohë që ka marrë edhe shumë tenderë në bashki të tjera, siç janë Lezha, Kavaja, Patosi, Dimali, Kuçova, etj.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se shumicën dërrmuese të xhiros, rreth 86%, kompania e ka realizuar pikërisht prej kontratave publike. Sipas analizës së të dhënave edhe nga Open Data Albania, nga 40 procedurat që ka fituar e vetme, 10 prej tyre me vlerë kontrate rreth 2.8 milionë Euro rezultojnë me “Flamur të kuq” (me shkelje). Por sa të jenë kryebashkiakët e “Rilindjes” vëllezërit nuk i ndal asgjë, as frika nga SPAK-u!

Lexo edhe: Tenderi i pemëve, Jorgo Goro paguan 50 MLN lekë ofertën më të lartë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: Alfred dhe Eduart IbrahimiJorgo GorotenderVjedhje

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Baza e PD-së është e përçarë”, Andoni: Përplasja Basha-Berisha teatrale, kriza do të zgjasë

Ne, Perëndimi dhe shtëpia jonë në Evropën Lindore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com