GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB: Miliona afganë të kërcënuar nga uria këtë dimër

15:03 - 25/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: Miliona afganë të kërcënuar nga uria këtë dimër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së(WFP).

Me pasiguri të sigurimit të ushqimit përballen rreth 22.8 milionë njerëz, shifër kjo që përbën mbi gjysmën e numrin të popullsisë, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja, tha organizata.

“Tani, Afganistani shënon ndër krizat më të këqija humanitare në botë”, tha WFP, duke shtuar se katastrofa po troket.

Talebanët e morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhoqën forcat e tyre pas rreth 20 vjet të intervenimit ushtarak për të rrëzuar nga pushteti regjimin taleban.

Ekonomia e këtij vendi ka qenë e brishtë, por marrja nën kontroll e talebanëve e përkeqësoi edhe më shumë situatën.

Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat.

Nëse Bruto Prodhimi i Brendshëm (PBB) i një vendi varet në shkallën 10% nga ndihmat e huaja atëherë konsiderohet si i varur nga ndihmat.

Në Afganistan rreth 40% PBB-së ishte ndihmë ndërkombëtare, sipas Bankës Botërore.

Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime.

Kriza e ushqimit në Afganistan është komplikuar nga mungesa e ujit dhe një thatësirë e madhe.

Pavarësisht premtimeve për të rivendosur stabilitetin në vendin e shkatërruar nga lufta, talebanët ende përballen me një sërë sanksionesh ndërkombëtare dhe një fushatë sulmesh të përgjakshme nga një degë e grupit militant ekstremist Shteti Islamik (IS).

Bashkimi Evropian më 12 tetor njoftoi një paketë financiare mbështetjeje për Afganistanin dhe fqinjët e tij me vlerë rreth 1 miliard euro.

Fondet, sipas BE-së do të kanalizohen në organizatat ndërkombëtare që punojnë në terren dhe jo në Qeverinë e udhëhequr nga talebanët të cilën Brukseli nuk e njeh. / REL

Etiketa: Afganeokb

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Rrëzohet një avion në Livadhet e Vermoshit, ja dyshimet e para

Avioni i rrëzuar në Vermosh përdorej për drogë, identifikohen 2 shqiptarët që ishin në bord

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com