GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë/ 20 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Operacioni “Vjeshta” në Sarandë/ 20 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion i koduar “Vjeshta” është finalizuar në Sarandë pas një hetimi dy-mujor, duke çuar në arrestimin e 20 personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni është zhvilluar nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa Gjykata e Sarandës kishte caktuar për të dyshuarit masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në pranga kanë rënë 20 persona, të moshave nga 20 deri në 54 vjeç, banues kryesisht në Sarandë dhe Ksamil.

Ndërkohë, një 36-vjeçar nga Lushnja, me inicialet E. N., është proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë, ai ka kundërshtuar shërbimet gjatë kontrollit në një dhomë hoteli, ku u kap një prej të arrestuarve dhe u gjet një armë zjarri.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit, policia sekuestroi:

– Sasi kokaine dhe kanabisi;

– 2 pistoleta;

– 4 automjete;

– 19 aparate celulare;

– Një shumë parash në lekë dhe euro.

Hetimi nisi dy muaj më parë

Sipas policisë, hetimi është nisur rreth dy muaj më parë nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Më 31 korrik 2026, në kuadër të të njëjtit procedim, u arrestuan në flagrancë tre persona, A. N., A. C. dhe K. J.

Gjatë atij operacioni u sekuestruan rreth 5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Sipas hetimeve, droga dyshohej se ishte destinuar për shpërndarje në Sarandë dhe Ksamil.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani dyshohet se grupi ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Sarandës, përfshirë plazhet, lokalet e natës dhe ambiente pranë shkollave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe procedurave të mëtejshme ligjore.

Etiketa: arrestimeSarandë

Lajme të lidhura

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion
Aktualitet

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

21:39 - 28/11/26
Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues
Breaking Views

Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues

20:30 - 28/11/26
Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 34 të lënduar, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë
Breaking Views

Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 34 të lënduar, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

20:00 - 28/11/26
Para
Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion
Aktualitet

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

21:39 - 28/11/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar nga Spitali i Traumës plagosjen e 20-vjeçarit Orgen Hajderi,...

Lexo më shumë
Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues

Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues

20:30 - 28/11/26
Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 34 të lënduar, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 34 të lënduar, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

20:00 - 28/11/26
Reuters jehonë protestës në Shqipëri: Revolta kundër qeverisë përshkallëzohet, kërkohet dorëheqja e Ramës

Reuters jehonë protestës në Shqipëri: Revolta kundër qeverisë përshkallëzohet, kërkohet dorëheqja e Ramës

19:44 - 28/11/26
Lubonja: Nga “Flamingo” te studentët nuk u arrit të krijohej një përfaqësi! Ka persona të infiltruar…

Lubonja: Nga “Flamingo” te studentët nuk u arrit të krijohej një përfaqësi! Ka persona të infiltruar…

19:27 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com