GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Osmani: Kosova e ka prioritet anëtarësimin në BE

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vjosa Osmani reagon për aksidentin në Kroaci: Lajm tragjik, me zemër e me shpirt jemi me familjet që humbën të dashurit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se shteti që udhëheq ajo, e ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se askush nuk mund të ndalë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për sundim të ligjit dhe për të mbrojtur integritetin e institucioneve.

Ajo i ka bërë këto komente teksa ka pranuar Raportin e Progresit – të përpiluar nga Komisioni Evropian – për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Osmani e ka pranuar raportin në një takim që ka pasur me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ajo e ka mirëpritur rikonfirmimin e mbështetjes së Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe ka thënë se liberalizimi është proces qenësor për ruajtjen e kredibilitetit të BE-së në raport me zbatimin e politikës së zgjerimit.

Raportin e ka pranuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti ka konsideruar se në gjashtëmujorin e dytë, Kosova ka shënuar shumë përparim, periudhë kur ka nisur udhëheqjen Qeveria e tij.

“Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve, që përbën progres të madh shoqëror, që do ta kishin zili, jo vetëm e rajonit, por edhe jo pak vende të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti, në konferencë për media.

Ky raport përfshin gjetjet për të gjitha vendet që synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Në raportin e këtij viti është parë përparim i kufizuar i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.

Dokumenti është prezantuar nga Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Gjatë prezantimit, Komisionari Varhelyi ka thënë se politika e BE-së për zgjerimin është interes strategjik i bllokut evropian për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

Raportet janë hartuar për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Bosnje- Hercegovinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë) si dhe Turqinë.

Ky dokument, si në vitet e mëparshme, ka paraqitur një pamje gri të situatës, veçanërisht në fushat kryesore, siç është sundimi i ligjit. Progresi në këtë fushë është vendimtar për secilin vend për të bërë përparim në procesin e pranimit.

“Kosova, pak progres në shumë fusha”

Në raportin e këtij viti është thënë se Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale në “zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara” të arritura në kuadër të dialogut me Serbinë dhe të “kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

Sipas raportit, jostabiliteti politik dhe pandemia kanë ndikuar në përparim të kufizuar sa i përket agjendës së reformave evropiane të Kosovës.

Aty është përmendur edhe jostabiliteti politik në Kosovë, më konkretisht “atmosfera polarizuese politike”.

Komisioni Evropian ka theksuar edhe situatën në veri të Kosovës, sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes dhe sipas tij, situata në këtë pjesë është ende sfiduese.

Bashkimi Evropian beson se Kosova ka disa nivele të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, ndonëse në faza të hershme.

Komisioni Evropian, megjithatë ka thënë se Kosova ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit, “veçanërisht në rehabilitimin dhe riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre”.

Megjithatë, Komisioni Evropian ka pasur kritika për sistemin gjyqësor, pasi sipas tij, administrimi i drejtësisë vlerësohet se vazhdon të jetë “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve politike”.

Si pikë pozitive është parë Strategjia për Sundimin e Ligjit dhje Planin e Veprimit, që është miratuar në gusht të vitit 2021. / REL

Etiketa: BEKosove

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë
Botë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26
Para
Bashkia e Patosit reagon për dhunën në sfidën Memaliaj-Albpetrol

Bashkia e Patosit reagon për dhunën në sfidën Memaliaj-Albpetrol

TË FUNDIT

Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash
moti

Parashikimi i motit për sot, 7 nëntor 2026

07:35 - 07/11/26

Vendi ynë pritet të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit meteorologjik,...

Lexo më shumë
Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com