GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria bllokoi pagat/ Gjyqtarët dhe prokurorët: Situatë e paprecedentë, të ndërhyjë Ministria e Financave!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria bllokoi pagat/ Gjyqtarët dhe prokurorët: Situatë e paprecedentë, të ndërhyjë Ministria e Financave!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një situatë e paprecedentë ka përfshirë sistemin e drejtësisë në vend, ku pagat e magjistratëve, funksionarëve dhe personelit të administratës gjyqësore e asaj të prokurorisë nuk po ekzekutohen nga Drejtoria e Thesarit.

Përmes një deklarate të përbashkët të lëshuar sot, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për këtë bllokim financiar që cenon funksionimin e institucioneve.

Kjo përplasje vjen pas përfundimit të afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese (Vendimi nr. 15, datë 17.02.2026), sipas të cilit, nga data 1 gusht 2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve duhet të kryhet mbi bazën e formulës së re, me efekt prapaveprues edhe për periudhën prill 2023 – korrik 2026.

Në zbatim të këtij detyrimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin nr. 435 (datë 26.08.2026) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vendimin nr. 144 (datë 28.08.2026) miratuan pagën referuese bazë dhe ngarkuan njësitë buxhetore të nisnin ekzekutimin e pagesave.

Megjithatë, më 2 shtator 2026, procesi është bllokuar në fazën e ekzekutimit financiar si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të Drejtorisë së Thesarit. Shoqatat bëjnë me dije një detaj të veçantë: nga të dhënat e administruara, vetëm në zyrat e dy prokurorive në vend janë ekzekutuar pagat me förllogaritjen e re, ndërsa për pjesën tjetër të sistemit pagesat mbeten të bllokuara.

Ky fakt, sipas tyre, vërteton se ekzekutimi financiar është plotësisht i mundur dhe e bën mosekzekutimin në pjesën tjetër të pajustifikueshëm.

Pasojat e këtij bllokimi nuk prekni vetëm magjistratët, por edhe administratën gjyqësore dhe të prokurorisë, punonjësit e të cilave kanë mbetur pa marrë pagat në afat. Përmes deklaratës, shoqatat i bëjnë thirrje urgjente Ministrisë së Financave dhe vetë Ministrit të Financave që të ndërhyjnë menjëherë për zhbllokimin e situatës dhe të garantojnë se strukturat në varësi të tyre nuk pengojnë vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Në përmbyllje, Unioni i Gjyqtarëve dhe dy shoqatat paralajmërojnë se në mungesë të një zgjidhjeje të menjëhershme, do të përdorin të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, përfshirë kërkimin e përgjegjësisë ligjore e penale për personat dhe strukturat përgjegjëse që po pengojnë kryerjen e pagesave.

 

 

Etiketa: gjykatesKryesore1pagaprokuroreqeveria

Lajme të lidhura

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari
Aktualitet

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!
Aktualitet

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Para
Aksident në Shkodër/ Humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër

Aksident në Shkodër/ Humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com