GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Paketa e Maleve’, Spahia: Po përgatitet tjetërsimi i pronave në zonat turistike të Veriut

17:32 - 17/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
“Përballje me të keqen”, Bardh Spahia: Çfarë lind nga krimi gjeneron vetëm krim!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisma më e fundit e qeverisë, e quajtur ‘Paketa e Maleve’, është vënë në shënjestër të kritikave nga opozita, e cila e cilëson atë jo si një projekt zhvillimor, por si një mekanizëm grabitqar për tjetërsimin e pronave.

Deputeti i PD-së Bardh Spahia, duke analizuar krijimin e grupit të përbashkët të punës qeveri-bashki për këtë paketë, vuri në dukje një detaj shqetësues: përzgjedhjen e kryebashkiakëve që aktualisht janë nën hetim nga SPAK, si Benet Beci i Shkodrës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit, për të drejtuar këtë proces.

‘Dy mjeshtrat e aferave korruptive janë zgjidhja ideale për këtë plan,’ ironizoi Spahia, duke shtuar se përfshirja e tyre sinjalizon qëllimet e vërteta të projektit. Sipas tij, Paketa e Maleve synon t’u marrë tokën banorëve autoktonë të zonave malore për t’ia kaluar investitorëve të ashtuquajtur strategjikë, të cilët shpesh janë vënë aty për interesa klienteliste dhe pastrim parash. Ai denoncoi faktin se aplikimet për këtë paketë janë bërë edhe për zona që nuk janë fare malore, duke treguar mungesën e seriozitetit dhe transparencës.

Spahia solli shembullin e dhimbshëm të Thethit, ku pas thirrjeve të qeverisë për emigrantët që të kthehen dhe të investojnë kursimet e tyre në turizëm, shteti ndërhyri brutalisht duke u rrënuar investimet në kulmin e sezonit turistik. ‘Kjo shkaktoi një plagë sociale të paimagjinueshme. Pasi banorët harxhuan kursimet e viteve dhe u futën në borxhe, shteti ua shkatërroi gjithçka,’ u shpreh Spahia.

Etiketa: paketa malevePronaveri

Lajme të lidhura

Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur
Aktualitet

“Rama shpalli veten dhe Ballukun të paprekshëm në Kuvend”, Këlliçi: Do të përballen me ligjin

11:26 - 14/04/26
Shqiptarët e Greqisë bojkotojnë samitin e Ramës: Kemi nevojë për zgjidhje reale, jo dekore!
Aktualitet

Shqiptarët e Greqisë bojkotojnë samitin e Ramës: Kemi nevojë për zgjidhje reale, jo dekore!

10:53 - 14/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Pasi shpëtoi Ballukun nga prangat, habit Rama: Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin!

10:37 - 14/04/26
Para
SHBA/ Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

Përplasja për Groenlandën, Trump vendos tarifa doganore ndaj shteteve europiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm me armë në një shkollë të Turqisë! Plagosen 16 persona, nxënësit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar plumbave
Botë

Sulm me armë në një shkollë të Turqisë! Plagosen 16 persona, nxënësit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar plumbave

11:49 - 14/04/26

Një alarm është ngritur në Turqi, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në provincën...

Lexo më shumë
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

“Rama shpalli veten dhe Ballukun të paprekshëm në Kuvend”, Këlliçi: Do të përballen me ligjin

11:26 - 14/04/26
Shqiptarët e Greqisë bojkotojnë samitin e Ramës: Kemi nevojë për zgjidhje reale, jo dekore!

Shqiptarët e Greqisë bojkotojnë samitin e Ramës: Kemi nevojë për zgjidhje reale, jo dekore!

10:53 - 14/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Pasi shpëtoi Ballukun nga prangat, habit Rama: Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin!

10:37 - 14/04/26
Dorjan Teliti: Shqipëria kampione e varfërisë, qeveria e ka braktisur qytetarin – nevojitet ndryshim rrënjësor

Mashtrimet e qeverisë, Teliti: Shqiptarët do të paguajnë 3 herë për të kaluar në tunelin e Llogarasë

10:27 - 14/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com