GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Palloshi i gjatë nuk e mbron dot më’: Bardhi ‘shpërthen’ ndaj Ramës dhe Ballukut

17:10 - 03/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Balluku mban peng Ramën, ndërsa IMT mbylli sytë për abuzimet pa leje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit hedh akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

Bardhi thotë se marrja e pandehur e Belinda Ballukut e ka përcaktuar fatin e saj politik, me apo pa dorëheqje, me apo pa shkarkim.

Ai thekson se Balluku është simboli i qeverisjes Rama , duke e cilësuar atë “arrogante dhe të korruptuar”.

“Megjithë zemërthyerjen e madhe, as Edi Rama, palloshi i gjatë, siç e tall Belinda me vartësit e vet, nuk mund ta mbrojë më krahun e  tij të djathtë të punëve të pista. Edhe kaq kohë sa po i jep, po e bën për të mbrojtur veten, jo Belindën.

Të gjithë e dinë se Belinda Balluku nuk ka ngrënë dardha dhe kumbulla pas shpinës së Ramës pa dijeninë e tij. Ajo u bë hija e pushtetit të Edi Ramës, sepse mori përsipër të firmosë çdo aferë korruptive të shefit”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

Reagimi i Bardhit:

Marrja e pandehur e Belinda Ballukut e ka përcaktuar fatin e saj politik. Me apo pa dorëheqje, me apo pa shkarkim, në varësi të negociatave të palëve mafioze në qeveri, Belinda Balluku nuk është një rast individual. Ajo është simboli i qeverisjes Rama – arrogante dhe e korruptuar.

Megjithë zemërthyerjen e madhe, as Edi Rama, palloshi i gjatë, siç e tall Belinda me vartësit e vet, nuk mund ta mbrojë më krahun e  tij të djathtë të punëve të pista. Edhe kaq kohë sa po i jep, po e bën për të mbrojtur veten, jo Belindën.

Të gjithë e dinë se Belinda Balluku nuk ka ngrënë dardha dhe kumbulla pas shpinës së Ramës pa dijeninë e tij. Ajo u bë hija e pushtetit të Edi Ramës, sepse mori përsipër të firmosë çdo aferë korruptive të shefit.

Prandaj, pyetja sot nuk është çfarë do të ndodhë me një ministre të marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Pyetja është çfarë do të bëjë një kryeministër që e ka mbrojtur dhe ka ndarë me të përfitimet e pushtetit.

Lajme të lidhura

Lejet ‘fantazmë’ të ndërtimit, si po mbahen të fshehura nga qeveria statistikat e betonizimit rekord të Tiranës
Aktualitet

Lejet ‘fantazmë’ të ndërtimit, si po mbahen të fshehura nga qeveria statistikat e betonizimit rekord të Tiranës

08:46 - 19/03/26
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26
Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
Para
Berisha: Ja epiteti që Balluku i kishte vendosur Ramës

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e OSBE-ODIHR: “U shkel barazia në zgjedhje”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lejet ‘fantazmë’ të ndërtimit, si po mbahen të fshehura nga qeveria statistikat e betonizimit rekord të Tiranës
Aktualitet

Lejet ‘fantazmë’ të ndërtimit, si po mbahen të fshehura nga qeveria statistikat e betonizimit rekord të Tiranës

08:46 - 19/03/26

Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndërtimit po bëhen të pakapshme pasi INSTAT nuk përfshin...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 19 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:26 - 19/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Mars 2026

07:43 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com