GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paloka: Momenti ku ose reagojmë ose vdesim, realitet ndryshohet vetëm forcërisht

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi kreu i grupit të PD, Paloka: Pas 3 javësh më në fund…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Edi Paloka, kaosin dhe flakët e ndodhura pasditen e së hënës në parlament, e quan një reagim normal mbas situatës së krijuar.

Në një intervistë për “MCN Live” ai tha se përshkallëzimi ishte në projektet e opozitës dhe jo thjesht për çështjen e deputetit Ervin Salianji, për të cilin u shpreh se ishte një shkëndijë që iu dha kësaj situate që ishte e ndezur dhe priste të shpërthente.

Sipas tij, ajo që bën deputetët dje ishte një akt simbolik, por ajo që pritet të mos jetë thjesht simbolike është reagimi i qytetarëve në datë 7.

“Unë uroj që reagimi i tyre të mos jetë në përputhje me atë që bën kjo qeveri. Me një qeveri që ka kthyer diktaturën në Shqipëri nuk ka rrugë tjetër. A fitojmë apo jo me këtë rrugë, kjo mbetet për tu parë. Këtu jemi në momentin ose reagojmë ose vdesim. E kam fjalën për vdekje politike të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri. Nuk do jem kurrë i shqetësuar për ata që bëjnë sikur reagojnë për djegien e 30 karrigeve dhe i lëpihen përditë Edi Ramës. Është çështje reagimi, ose reagojmë ose vdesim. Shqetësohen për djegien e 30 karrigeve dhe nuk shqetësohen për vjedhjen e qindra milionë eurove. Nuk shqetësohem fare se sa centimetër afër i kaloi druri i karriges Elisa Spiropalit, druri duhet të jetë mbi shpinën e qeveritarëve çdo ditë. Ndryshe nuk ka zgjidhje.

Nuk ka lidhje fare me aktet e djeshme. Ky realitet ndryshohet vetëm forcërisht, Rama nuk njeh rrugë tjetër. Deputetët bëjnë akte simbolike, qytetarët nuk bëjnë vetëm akte simbolike. Shkon në burg një deputet me dëshmitar falso, dosje të sajuar dhe me një akuzë që nuk ekziston në Kodin Penal. Ditën që burgosi Salianjin, Edi Rama kërcënoi direkt Gaz Bardhin, për ti thënë që tjetri je ti. Bardhi u shantazhua në telefonin e tij. Gjithë qëllimi i shantazhit ishte i çuan ca materiale në telefon, ku del emri i Vis Martinaj dhe një tjetri që të dy janë zhdukur, pikërisht ditën kur Bardhi nxori emra ministrash si të implikuar në aktivitet kriminal. Salianji ishte i radhës, jemi të gjithë në atë radhë. Greva e urisë nuk më duket zgjidhje në këtë rast. Greva i leverdis Ramës që ne të rrimë të ngujuar aty dhe ai të bredhë në gjithë botën”, tha ai.

Lidhur me takimin e thirrur me aleatët në orën 12.00 për aksionin në protestën e 7 tetorit, deklaroi se kishte një projekt për datën 6 por më tej u ra dakord për datën 7.

“Do të jetë një protestë pa fjalime, e cila do të nisë nga pika simbol i të keqes, kryeministria, dhe do shtrihet në gjithë rrugët e Tiranës, sheshi i protestës do jenë gjithë rrugët e Tiranës”.

Ndër të tjera shtoi se në SPAK duhet të shkojë Edi Rama dhe Erion Veliaj, jo deputetët e Partisë Demokratike.

Etiketa: Edi PalokaPD

Lajme të lidhura

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!
Breaking Views

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Para
Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon mbledhjen e KL-së

Opozita bojkoton komisionet parlamentare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26

Qeveria planifikon të mbledhë deri në 280 milionë euro në vit vetëm nga taksa e pasurise, trefish më shumë sesa...

Lexo më shumë
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26
Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet